Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Ministri Tahiri: Vendimi i Gjykatës Kushtetueses për armëmbajtjen, i rrezikshëm

$
0
0

Deklarata. “Do të marrim masa që edhe armëmbajtjen pa leje ta rikthejmë si vepër të rëndë penale. Kam biseduar edhe me Manjanin dhe kolegët në Parlament”

Mariglen Mullai

Saimir Tahiri

TË DHËNA

Vlorë – Sipas Tahirit në Vlorë janë ulur vrasjet, janë ulur plagosjet, janë ulur të gjitha veprat penale. Mësohet se disa oficerë kërkuan mjete për luftën ndaj drogës

Gjirokastra – Në Gjirokastër, Tahiri tha se rezultatet optimiste të arritura deri tani dëshmojnë se viti 2016 do të jetë edhe më i mirë

Armët – Tahiri tha se vendimi i Kushtetueses për armët i dukej i rrezikshëm dhe priste të zbardhej, si dhe do kërkonte të quhej vepër e rëndë penale që duhej dënuar ashpër.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e quajti dje të rrezikshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e kishte shfuqizuar dënimin me 7 deri në 15 vjet burg për armëmbajtjen pa leje. Nga Vlora ku mori pjesë në analizën 1-vjeçare të policisë së qytetit bregdetar, Tahiri theksoi se do të merreshin masa për ndëshkimin e ashpër të personave që mbajnë armë pa leje. Pas Vlorës, ministri asistoi edhe në analizën e Policisë së Gjirokastrës, ku u fokusua në luftën ndaj drogës. Sipas tij, reforma në drejtësi do ta rregullojë edhe këtë aspekt procedural, ndërsa theksoi se për këto çështje kishte biseduar me kolegun Manjani dhe parlamentarët e tjerë. Riciklimi i kriminelëve në shoqëri nga drejtësia, e cila liron të arrestuarit nga policia, ishte një tjetër pikë e theksuar në prononcimin e ministrit. Në Vlorë, Tahiri dëgjoi vartësit për problematikat në luftën ndaj krimit dhe analizoi bashkë me ta statistikat e punës së bluve atje.

 

Armëmbajtja pa leje

Ministri, në deklarimin për shtyp, u shpreh se po priste zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për armëmbajtjen pa leje. Me një vendim të datës 10 dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese thotë se ka vendosur të shfuqizojë ndryshimet e bëra gjatë vitit 2013 dhe 2014 nga qeveria, e cila rriti masën e dënimit me 7 deri në 15 vite burg për rastet e armëmbajtjes pa leje, pasi e cilësoi si antikushtetues. Pikërisht për këtë çështje, Tahiri tha se “unë rezervohem të jap gjykimin tim kur të shoh vendimin e zbardhur, sepse në pikëpamjet time paraprake është një vendim mjaft i rrezikshëm. Personalisht mendoj që armëmbajtja pa leje duhet të dënohet në mënyrë maksimale dhe të rëndë. Është një fenomen që duhet të na shqetësojë shumë si shoqëri, për sa kohë ka njerëz që ende për zgjidhjen e konfliktit të tyre i drejtohen armës”. Vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund insistimit të qeverisë për dënimin e ashpër, Tahiri e shprehu me fjalët “Gjithsesi, duke respektuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimin që pritet të zbardhet, do të marrim masa që edhe armëmbajtjen pa leje ta rikthejmë si vepër të rëndë penale”. Ministri shtoi se për këtë kishte biseduar edhe me kolegun Manjani edhe me kolegët në Parlament, sepse sipas tij është një çështje vendimtare në luftën kundër kriminalitetit. Nisur nga situatat e rënda kriminale që po kalonte vendi në fillimin e vitit 2014, qeveria do t’i drejtohej Kuvendit me një paketë të gjerë amendimesh në Kodin Penal, me qëllimin që të ndikonte në parandalimin e këtyre fenomeneve dhe rritjen e ndëshkueshmërisë për të gjithë shkelësit. Përmes një konference për shtyp nga Kryeministria, më datë 26 mars të vitit 2014, ministri i Brendshëm, prezantoi propozimet e ndryshimeve në nenet 278 dhe 282 të Kodit Penal. Për armëmbajtjen, nenet parashikonin dënimet 5 vjet deri në 8 vjet burgim dhe në rrethana cilësuese, nga 15 vjet në 20 vjet burgim, kur eksplozivi ose lëndët plasëse mbahen, transportohen, trafikohen për qëllime kriminale. Gjykata e Apelit të Vlorës e dërgoi vendimin në Kushtetuese dhe kjo e fundit e shfuqizoi.

 

Drejtësia dhe kriminaliteti

Ditën e djeshme, ministri i Brendshëm foli edhe për Reformën në Drejtësi, për të cilën tha se duhet t’i përgjigjet prioriteteve të shoqërisë. Sipas tij, një aspekt i rëndësishëm është ndërtimi i një kapitulli tërësisht të ri në raportin ndërmjet Policisë, institucioneve në tërësi dhe qytetarëve, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt. “Kurrë nuk duhet parë puna e Policisë veçmas nga puna që bëjnë organet e Drejtësisë. Kriminelët që arreston Policia duhet të merren në burg e të vuajnë dënimin, ndaj Reforma në Drejtësi përcakton këto standarde: për të mos pasur më kurrë kriminelë që riciklohen në shoqëri për shkak të vendimeve të korruptuara të gjykatave. Një njeri që kryen një ngjarje kriminale nuk mund të gjendet i lirë pas dy vitesh, e të përsërisë të njëjtat ngjarje kriminale! Reforma në Drejtësi duhet të adresojë pikërisht këto çështje”-tha ministri. Sipas Tahirit, viti i kaluar shënoi rekorde historike në kuadër të luftës kundër kriminalitetit, me numrin më të vogël të vrasjeve. Pas Vlorës, ministri shkoi në Gjirokastër, ku deklaroi se “Kultivimi i bimëve narkotike mbetet problem, por viti 2015 tregoi që puna e policisë ishte shumë e mirë në parandalimin e kultivimit, në luftën kundër kultivimit”.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>