Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

PS dhe LSI, konsulta treorëshe, dalin pa vendim

$
0
0

Vila 30

Rama, Ruçi dhe Xhafa, konsultime ndërmjet Metës e Manjanit. Anulohet festa mes mazhorancës

Rama META vila 30Pas konsultimit me ndërkombëtarët, Kryeministri Edi Rama iu drejtua vilës qeveritare numër 30 për të zhvilluar takimin e anuluar paraditen e djeshme, atë me aleatin kryesor të koalicionit qeveritar, kreun e LSI-së, Ilir Meta. Për rreth tre orë, që të dy kanë diskutuar mbrëmjen e djeshme pikërisht divergjencat që kanë mes tyre për një nga reformat më të mëdha që ka ndërmarrë kjo qeveri, atë të sistemit të drejtësisë. Të pranishëm kanë qenë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kreu i Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, si dhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Asnjë nga palët nuk është prononcuar në përfundim të mbledhjes, por ajo që u vu re ishte pikërisht se të gjithë mbanin në duar dosje, çka nënkupton pikërisht diskutimin ndoshta për herë të fundit mes tyre për draftin e përfunduar nga grupi i punës i ekspertëve të nivelit të lartë. Ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi mbi draftin e punuar nga ana e ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, ku varianti i tyre, i ndryshëm nga partitë politike, nuk është hedhur poshtë nga ana e opozitës. Kryeministri Rama, duke dalë nga takimi, fillimisht premtoi se do të fliste për kamerat, por ndërkohë me një tentativë të tijën, bëri të mundur që të largohet pa dhënë ndonjë prononcim për mediat. Ai u largua, duke u thënë gazetarëve vetëm një “natën e mirë”.

Anulimi i “festës” PS-LSI

Ndërsa mësohet se nuk do të ketë një takim të përbashkët mes krerëve dhe deputetëve të PS-së dhe LSI-së. Takimi mes deputetëve të mazhorancës ishte planifikuar të mbahej në fund të vitit, por që u shty për ditën e sotme. Anulimin e këtij takimi e ka njoftuar vetë Partia Socialiste, ku në adresë të deputetëve të majtë është dërguar një email ku sqarohet se takimi i planifikuar për t’u mbajtur së bashku me LSI-në për në 14 janar është anuluar. “Duke ju uruar një sesion të mbarë, ju bëj me dije se darka e ditës së nesërme (14 janar 2016) e cila do të organizohej me rastin e Vitit të Ri nën kujdesin e Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit është anuluar. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin elektronik, i cili u është dërguar deputetëve socialistë. Në ftesat e para që u ishte shpërndarë deputetët ishin njoftuar se darka mes deputetëve të dy forcave politike përfshirë këtu edhe dy drejtuesit e koalicionit të majtë Rama dhe Meta, do të mbahej më 23 dhjetor, në një rezidencë luksoze, në Vorë. Fillimisht ishte zgjedhur 26 dhjetori e pas fillimi i muajit janar, por që me sa duket kjo do të mbetet një darkë e munguar mes tyre, pavarësisht se vetë Rama dhe Meta takohen çdo javë me njëri-tjetrin. Kjo do të ishte mbledhja e dytë e përbashkët për deputetët e PS-së dhe LSI, pas takimit të parë në prill të 2013-s ku dhe u firmos marrëveshja e bashkëpunimit në koalicionin e përbashkët, marrëveshje e cila solli të majtën në pushtet. Paraditen e djeshme, Meta nuk ka ngurruar të thërrasë ministrat e LSI-së së bashku me një pjesë të deputetëve t’i takojë në zyrën e tij në Kryesinë e Kuvendit. Kryeparlamentari ka pritur fillimisht në një takim ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, ndërsa më pas ka vijuar një tjetër takim me deputetët Luan Rama, Petrit Vasili, Vangjel Tavo dhe ministrat Lefter Koka dhe Edmond Haxhinasto dhe Edmond Panariti. Vlen të theksohet fakti se takimet vijnë në kulmin e debatit për reformën në drejtësi dhe kur pritet që drafti final i ekspertëve të nivelit të lartë t’i kalojë Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi. Dy ditë më parë, vetë kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi se: “Nuk do të ketë votim të draftit për reformën në drejtësi, pa konsensusin e Partisë Demokratike”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>