Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Basha: Rama të tërheqë draftin parafabrikat, duam opsionin e Venecias

$
0
0

Lulzim BashaOpozita

“S’ka rëndësi të bëjmë shumë tryeza se ne nuk jemi pallonj, ne jemi politikanë”

Deklaratat

Ftesa – “Kam bërë një ftesë publike për Edi Ramën dhe Ilir Metën, dhe e përsëris edhe sot, që të punojmë mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias si udhërrëfyesi i vetëm për reformën në drejtësi”

Drafti paralel – “Hapi i parë që duhet hedhur është publikisht që Rama të mohojë ekzistencën e një drafti paralel. Ai mund të jetë drafti i PS-së, draft i Xhafës, por nuk është dhe nuk mund të jetë konsensual”

Rekomandimet – “S’ka rëndësi të bëjmë shumë tryeza se ne nuk jemi palloj, ne jemi politikanë, marrim vendime apo jo. Unë e kam marrë vendimin, rekomandimet e Venecias janë udhërrëfyesi ynë”

HERION MESI

Opozita është kundër drafteve paralele që miratohen në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca dhe kërkon zbatimin 100 për qind të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Deklarata vjen nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili, në një dalje të posaçme për mediat, komentoi ‏ zhvillimet më të fundit në ngecjen e punës nga grupi i ekspertëve për reformën në drejtësi. Me këtë rast, kryedemokrati Basha i bëri dje thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta, që të punojnë mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me reformën në drejtësi. Ai tha se deri më tani, nga mazhoranca ka pasur vetëm retorikë dhe asnjë veprim në këtë drejtim, por shtoi se ka pasur veprime që bien ndesh me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Sipas kryedemokratit, Kryeministri Rama, në vend të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, kërkon të bëjë “bypass”-in e rekomandimeve. Ai tha se ekspertët e PD-së e kanë bërë punën dhe kanë kërkuar që tryeza e ekspertëve të adaptojë rekomandimet e Komisionit të Venecias. “Kam bërë një ftesë publike për Ramën dhe Metën që të punojmë mbi rekomandimet e Venecias si udhërrëfyes. Deri më tani ka pasur vetëm retorikë dhe asnjë veprim në këtë drejtim. Në vend të përqafimit të rekomandimeve të Venecias kërkon të bëjë bypass-in e rekomandimeve të Venecias. Pavarësisht përpjekjeve, ekspertët tanë kanë vazhduar punën në tryezën e ekspertëve, duke kërkuar reflektimin e rekomandimeve të Venecias. Më 4 janar, tryeza ra dakord dhe tha se nuk ka draft tjetër, ndërkohë përsëri në mënyrë tinëzare dhe hileqare ka shpërndarë një draft, që në fakt është parafabrikat i 29 dhjetorit. Rama duhet t’i përgjigjet ‘po’ Venecias ose ‘jo’. Nëse po, të mohojë ekzistencën e një drafti paralel. Ai draft mund të jetë i Ramës, Xhafës, i departamentit të PS-së, por jo konsensual”, u shpreh Basha. Si hap të dytë, ai tha se është leximi bashkërisht i rekomandimeve të Venecias. Ndërsa hapi i tretë, sipas Bashës, është që të punohet bashkë me ekspertët. Sipas tij, asgjë më pak se rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk është e pranueshme për PD-në. Më tej, Basha nënvizoi se rekomandimet e Venecias janë pikësynimet, ndaj ftoi Kryeministrin që të udhëzojë ekspertët që t’i zbatojnë ato, siç janë udhëzuar të djathtët nga ai. “Hapi i tretë është të punojnë mbi një draft të vetëm në kushte barazie të ekspertëve tanë dhe të ekspertëve të Edi Ramës: Sokol Sadushit, Genti Ibrahimit, Aurela Nastasit dhe çfarëdo ekspertësh të tjerë që janë të angazhuar dhe që deri tani janë mbajtur të fshehtë, por në fakt janë sot e kësaj dite ekspertët e Edi Ramës dhe ne i mirëpresim. Këta janë ekspertët tanë. Unë nuk e fsheh. Dal para tyre dhe jo pas tyre. Të udhëzojë ekspertët e tij që të zbatojnë rekomandimet e Venecias, siç kam rekomanduar unë”, tha Basha. Ndër të tjera, ai shtoi se mirëpret çdo iniciativë të Presidentit për të ndihmuar në transparencën e procesit, ndërsa nënvizoi se PD-ja ka vullnet të çeliktë për reformën në drejtësi, si dhe vullnet të fortë për të mos lejuar kapjen drejtësisë. “Mirëpres çdo iniciativë të Nishanit për të ndihmuar në transparencën e procesit për të parë qartë se kush ka vullnet e kush jo. PD-ja ka vullnet të çeliktë të reformës së drejtësisë dhe nuk do të lejojë kapjen e drejtësisë nga politika”, u shpreh Basha. Deklaratat e tij, kreu i PD-së i bëri pas një takimi që ai zhvilloi në zyrën e tij me ekspertët e PD-së, pak minuta para se ata t’i drejtoheshin Kryesisë së Kuvendit për të zhvilluar takimin e negociuar nga ambasadorët Lu dhe Vlahutin së bashku me kolegët e tyre të mazhorancës, në gjetjen e zgjidhjes për daljen nga situata problematike e krijuar që në fillimin e kësaj jave.

 

Qëndrimet

Ecejaket e PD-së nga vonesa deri në kushtëzimin e reformës

Këtë të hënë, ekspertët e Partisë Demokratike do të uleshin në një tryezë me kolegët e tyre të mazhorancës, pasi morën garanci se do të punohej vetëm mbi opinion paraprak të Venecias. Disa nene u miratuan, por pa u mbushur 24-orëshi i kësaj marrëveshjeje situata do të përmbysej krejtësisht. Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi do të vendosnin të braktisin tryezën me pretendimin se mazhoranca iu rikthye variantit fillestar në një pikë delikate, siç është ajo e emërimit nga Kuvendi të anëtarëve të gjyqësorit me shumicë të cilësuar prej 84 votash. Por mes këtyre luhatjeve ka qenë pjesëmarrja e opozitës në këtë proces deri më tani. Kjo, pasi ajo vendosi t’u bashkohej ekspertëve të nivelit të lartë vetëm në korrik, rreth 6 muaj nga nisja e procesit. Më pas, në këto takime nuk do të mungonin edhe presionet e saj deri në kushtëzim të pjesëmarrjes së saj në këtë reformë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>