Një makinë me targa AA 880 BX, ka shpërthyer në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Dyshohet se në makinën e tipit “Volksëagen”, ka shpërthyer impianti i gazit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.
Qytetari Elton Imeri, 34 vjeç, ka dalë me automjetin e tij për te udhëtuar nga banesa te rruga e “Qelqit” në drejtim të Tiranës, kur në një moment makina ka shpërthyer. Mësohet se qytetari i plagosur punon si ushtarak.
Menjëherë kane mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca duke dërguar në spital në gjendje të rëndë drejtuesin e automjetit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet që çuan në këtë shpërthim.
8 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Kombinat, shpërthen një makinë, plagoset rëndë drejtuesi u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.