Një i ri është arrestuar nga drejtoria e Policisë së Elbasanit sepse kishte marrë peng gjimnazisten. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku shtetasi Tahir Abazi, 25 vjeç , banues në Elbasan, parditen e djeshme ka shkuar me mjetin tip Reno me targa AA 937 IV në Gjimnazin “Ahmet Dakli” dhe ka marrë pa dëshirën e saj ish-të dashurën, shtetasen A.O, 17 vjeç , banuese në Elbasan.
Më pas duke drejtuar mjetin e tij, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja A.O, e cila u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” .
8 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Merr peng ish të dashurën dhe përplaset me makinë, në pranga i riu u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.