Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Kosovë, takimi me Jahjagën, opozita nuk terhiqet nga kërkesat

$
0
0

JahjagaTre liderët e partive opozitare kanë hyrë në një takim me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Ky takim është në kuadër të angazhimeve të Jahjagës për të krijuar kushtet për dialog politik mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare.

Liderët opozitarë më herët kishin refuzuar ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për të zhvilluar një takim me qëllim tejkalimi të krizës politike.

Tre liderët e partive opozitare, Visar Ymeri i VV-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës, ia kanë dorëzuar presidentes së vendit Atifete Jahjaga dy kërkesa me shkrim.

Ata nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për tërheqjen e marrëveshjeve si dhe kërkojnë lirimin e deputetëve që po mbahen në burg.

Për sa u takon marrëveshjeve opozita nuk terhiqet, ndërsa arrestimet sipas liderëve opozitarë janë politike.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se derisa qeveria po i thërret për dialog, në anën tjetër ndalon deputetët e opozitës.

“Tentimi i pushtetit që me forcë i detyroi të pajtohen me marrëveshjet, një ditë do të pëlcas”, tha Haradinaj.

7 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Kosovë, takimi me Jahjagën, opozita nuk terhiqet nga kërkesat u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>