Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Arben Hasa, në Manëz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur javën e kaluar, pas një sherri mbartur që viktima ka pasur me autorin e dyshuar të krimit, Miran Tila 43 vjeç.
Ky i fundit ishte shpallur në kërkim disa orë pas ekzekutimit të biznesmenit. Ai ishte strehuar në një godinë në Ishëm. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia prangosi të dyshuarin për vrasje.
Nga hetimet e policisë, rezulton se Tila dhe viktima, Arben Hasa, banues në Karpën të Maminasit kanë qenë shokë të ngushtë. Tila dhe Hasa po udhëtonin me një automjet tip BMË me targa AA 938 DR me datë 3 dhjetor 2015, në orën 02:00 kur ndodhi edhe vrasja. Policia thotë se mjeti ishte i viktimës. Ky i fundit është qëlluar me automatik pas shpine nga shoku i ngushtë.
Policia ka gjetur edhe dy fishekë dhe një gëzhojë në automjet. Pra, viktima është vrarë brenda automjetit, madje është qëlluar pas shpine nga Tila. Menjëherë pas vrasjes, ai e ka hedhur trupin e shokut në anë të rrugës. Pas gjetjes së trupit, nga ana e policisë, u gjet më pas edhe automjeti i viktimës, që ishte braktisur në Shkallë të Manzës. Policia vazhdon hetimet për kapjen e autorit.
7 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Vrasja e 39-vjeçarit në Durrës, arrestohet autori i dyshuar i krimit u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.