Flori Mumajesi dhe Ernest Duka, i njohur ndryshe me emrin Stine, janë konfliktuar një ditë më parë pas përfundimit të festivalit “Kënga Magjike”. Burime nga policia bëjnë me dije se dy këngëtarët janë përleshur fizikisht për shkaqe banale.
Stine e ka goditur kolegun e tij me sende të forta, duke i shkaktuar plagë në kokë. Më pas ai është larguar për t’i shpëtuar arrestimit të policisë, por pasditen e sotme është shoqëruar në Komisariatin Nr.1. Motivi duket se ka të bëjë me mënyrën se si Mumajesi e ka vlerësuar konkurrentin tjetër, Ernest Duka.
Ky i fundit ka qenë i pakënaqur, dhe pas përfundimit të festivalit, janë konfliktuar jashtë ambienteve të godinës, ku gjendja ka degjeneruar në përleshje fizike. “Më datë 06.12.2015, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit E. D, 34 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Papa Gjonpali 2”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin F. M, 33 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar që policia publikoi paraditen e sotme .
6 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Stine godet Flori Mumajesin, shoqërohet në polici u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.