Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Grabitja e makinës së bankës, pranga 6 punonjësve të “security”

$
0
0

Vendi-i-ngjarjesNjë ditë pas grabitjes së makinës “security”, ku dyshohet të jenë grabitur rreth 3.5 milionë euro policia e Tiranës ka arrestuar sot në orët e para të mëngjesit 6 punonjës të policisë private.

Sipas një njoftimi për shtyp të policisë, në pranga kanë rënë: Alban Sharra, Agron Ademi, Agron Lloha, Niko Prifti, Eduard Metollari dhe Artan Mane.

Të të arrestuarit, ishin punonjës SHPSF “Rogat Security” dhe ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Pasi kanë grabitur mjetin e blinduar që mbante paratë, autorët kanë djegur makinën e tyre dhe janë larguar për në drejtim të paditur.

Mësohet se kanë qenë 5 persona të armatosur, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dy herë. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në dalje të Rinasit.

“Nga mjeti tip fuoristradë kanë zbritur disa persona të veshur me pajisje policie, maska dhe armë zjarri, të cilët me anë të një sendi të fortë kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar dhe kanë zbritur me forcë punonjësit e policisë private, duke i shtrirë në tokë. Pasi kanë marrë sasinë e parave, ata janë larguar me automjetin e tyre. Dyshohet gjithashtu se, këta persona të kenë gjuajtur me armë zjarri, pasi në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

4 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Grabitja e makinës së bankës, pranga 6 punonjësve të “security” u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>