Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Dekriminalizimi, PD shton dy nene: Deputetët, analizë për drogë para betimit

$
0
0

kuvendPartia Demokratike depozitoi sot në Kuvend 2 amendamente të reja për dekriminalizimin që kanë të bëjnë me përdorimin e lëndëve narkotike. Opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa e saj, duke kërkuar që në projektligj të shtohen edhe dy nene të tjera, konkretisht, neni 15 dhe 16. Në nenin 15 përcaktohet “përdorimi i substancave narkotike”, ndërsa në nenin 16 “trajtimi i funksionarëve publikë”.

Gjithashtu, Partia Demokratike përcakton në amendamentin e saj se deputetët para se të betohen, duhet t’i nënshtrohen analizave për substancë narkotike. Ndërkohë, ligjvënësit duhet të kryejnë analizat për narkotikët nën mbikëqyrjen e një strukture në prokurori. Ndërkaq, në rast refuzimi, deputeti trajtohet si përdorues i narkotikëve.

25 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Dekriminalizimi, PD shton dy nene: Deputetët, analizë për drogë para betimit u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>