
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur vendimin për bashkëpunëtorët e Xhorxho Riformatos, italiani i kapur në Divjakë me një avion sportiv që pritej të ngarkohej me drogë.
Ish-oficeri i policisë Sajmir Bajrami dhe Maringlen Ymeri janë dënuar me 14 vjet burg.

Po ashtu, gjykata ka dënuar me 11 vjet burg, Orgert Bilbilin dhe Kristian Demçen; Kleviol Ahmetin dhe Aurel Pupe me 10 vjet burg. Personave u është ulur dënimi me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Kështu:
-Sajmir Bajramaj nga 14 vjet burg që vendosi Gjykata do të bëjë 9 vjet e katër muaj burg
-Mariglen Ymeraj nga 14 vjet burg, 9 vjet e katër muaj
–Aurel Pupe – Nga 10 vjet burg, 6 vjet e 8 muaj
-Orgest Bilbili nga 11 vjet burg – 7 vjet e 4 muaj
–Kristian Demçe nga 11 vjet – 7 vjet e 4 muaj
–Kleviol Ahmeti u dënua me 10 vjet burg, por nga gjykimi i shkurtuar perfiroi ulje ne 7 vjet e 4 muaj.
Sa i takon Riformatos, çështja e pilotit italian do të gjykohet më vete.

25 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Droga në Divjakë, dënohen me 47 vjet burg bashkëpunëtorët e Riformatos u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.