Presidenti Bujar Nishani do të mbledhë sot në orën 19:00 Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Lajmi bëhet me dije nga Presidenca.
Mbledhja do të ketë në qendër çështjen e terrorizmit dhe rrezikut potencial që i kanoset vendit tonë nga ekstremizmi pas sulmeve terroriste të Parisit.
Mbledhja e fundit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është mbajtur 10 muaj më parë.
21 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Rreziku nga terrorizmi, Nishani mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.