Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Projektligji mbi shpifjen, qeveria tërhiqet

$
0
0

Shp[ifjaQeveria tërhiqet për projektligjin mbi shpifjen duke thënë se do të riformulohet në mënyrë që të mos krijohet asnjë lloj paqartësie. Lajmi është bërë i ditur  nga  faqja zyrtare e qeverisë, “Transparenca.al”.  “Partia Demokratike pretendon se projektligji i ri për kriminalizimin e shpifjes, synon të godasë median e lirë si dhe opinionin e çdo qytetari ndaj mazhorancës, duke i ndjekur penalisht këta të fundit.

edi-rama5Në të kundërt nga ajo çfarë pretendon Partia Demokratike, ashtu edhe siç Kryeministri ka pohuar, është kërkuar vetëm kriminalizimi me ligj i shpifjes për shkak të detyrës, për çdo rast kur akuzat e bëra nga një përfaqësues i zgjedhur i popullit ose i një partie politike parlamentare janë akuza penalisht shqetësuese për opinionin publik. Duke qenë se formulimi i projektligjit linte mesa duket hapësirë për të keqinterpretuar dhe përfshirë edhe median në objektin e vet, projektligji është tërhequr për t’u riformuluar në mënyrë që të mos krijohet asnjë lloj paqartësie.

Arsyen dhe objektin e kërkesës për të kriminalizuar shpifjen për shkak të detyrës të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, ose partive politike parlamentare, Kryeministri Rama e ka shprehur qartësisht në fjalën e tij në seancën parlamentare të datës 12 shkurt 2015”, thuhet në njoftimin zyrtar.

12 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Projektligji mbi shpifjen, qeveria tërhiqet u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>