
Pasi kishte kritikuar fillimisht propozimin e qeverisë për kriminalizimin e shpifjes, përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias Dunja Mijatoviç, ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për kthimin e këtij projektligji.
Në një reagim në rrjetin social Twitter, Mijatoviç e cilëson një lajm të mirë për Shqipërinë. Ajo shton më tej se Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ka dhënë garancinë se shpifja s’do të kriminalizohet.
Më herët, përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, kishte reaguar pas projektligjit për kriminalizimin e shpifjes të propozuar nga qeveria.
Sipas saj, Kuvendi i Shqipërisë duhet ta refuzojë këtë ligj. “Të refuzohet dënimi me bug për shpifje, – tha Mijatoviç. – Zyrtarët s’kanë pse mbrohen nga fjalimet kitike. Zyrtarët duhet të tolerojnë shumë kritika”.
Sipas saj, “sanksionet kriminale ndaj shpifjes, janë të tepruara, ato duhet të zëvendësohen me masa të tjera administrative ose ndryshime civile”.
12 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Tërheqja e qeverisë, OSBE përshëndet vendimin për shpifjen u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.