Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Rama: Morëm një shtet buzë gremine, bëmë reforma që s’guxoi kush para nesh t’i bënte

$
0
0

Rama“Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, ky është slogani i qeverisë në aktivitetin që po zhvillohet në qytetin e Korçës, ku prezantohen arritjet e qeverisë në 2 vitet e para të mandatit si dhe projektet për të ardhmen.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama u shpreh optimist për numrin madh të shqiptarëve që dëshirojnë të bëhen pjesë e familjes së PS, gjë që sipas tij lidhet me domosdoshmërinë për ta pastruar më tej Shqipërinë në të gjitha aspektet.

Rama e cilësoi këtë një moment kyç për qeverinë e tij dhe rrugën e vendit drejt konsolidimit si shtet evropian, ku reformat e mëdha dhe të rëndësishme, të cilat askush para tyre nuk kishte pasur guximin t’i ndërmerrte, janë në proces për të rigjeneruar vendin, që sipas tij deri më tani ka qenë si një organizëm i sëmurë.

“Sot shkojmë në një moment tjetër të fushatës dhe organizimit brenda PS, që ka si një element themelor edhe rritjen e PS përmes anëtarësimeve të reja, shtimit të rrugëve të komunikimit.
Është bërë një punë e konsiderueshme në këtë fazë të parë që na krijon mundësinë që këtë fazë të dytë ta bëjmë të hapur, duke përfshirë edhe publikun përmes mediave, por edhe duke e kthyer çdo strukturë të PS në një media më vete në komunikim intensiv me publikun. Jemi të inkurajuar nga gatishmëria e shumë njerëzve për t’u përfshirë në PS. Anketimi i bërë prej nesh në javët e fundit, në gjithë Shqipërinë na ka nxitur shumë që këtë fazë të këtij procesi që do të konkretizohet me Kongresin e PS ta çelim për publikun, pasi kemi vërejtur se janë shumë më tepër se ç’mund ta përfytyronim ne njerëzit që duan të bëhen pjesë e PS. Kjo është e lidhur me domosdoshmërinë për të pastruar më tej Shqipërinë më tej në të gjitha aspektet. Sot jemi në një moment kyç të qeverisë sonë dhe rrugës së vendit që nga fillimi i përpjekjes për të ndërtuar një shtet evropian. Ne kemi pasur kurajën të marrim reforma që të tjerët para nesh nuk e patën kurrë kurajë t’i kryenin. Sot reformat janë në proces. 2 vjet më parë ne ishin në fushatë dhe do thoshim, të bëhemi bashkë që të pastrojmë Shqipërinë. Sot pas dy vjetësh duam të bëhemi më shumë që PS të rrisë kapacitetet për të pastruar më tej Shqipërinë. Dy vjet më parë morëm një ekonomi në buzë të greminës, e rrezikuar nga shpërbërja financiare dhe kolapsi energjetik. Pas dy vjetësh i kemi futur të gjithë sektorët në rrugën e duhur”, tha Rama.

Duke bërë një ekspoze të reformave të ndërmarra nga qeveria në të gjithë sektorët nisur nga energjia, policia e shtetit, shëndetësia apo policia e shtetit Rama u shpreh se kjo është e vetmja rrugë për të nxjerrin vendin nga bataku ki ishte zhytur për 25 vjet me radhë.

“Kemi dy alternativa, të kthehemi atje ku ishin, ose të vazhdojmë fuqishëm në këtë drejtim. Duhet të zgjerojmë PS dhe të bashkojmë forcat me ata që janë gjithashtu të bindur se kjo është e vetmja rrugë dhe se të tjerat janë gënjeshtra me të cilat ky vend ka mbajtur vetveten për shumë vite me idenë se këtu do të bëhet më mirë nesër nëse sot nuk pranojmë asnjë sakrificë. Sikur këto gjëra që ne bëmë në dy vjet, të ishin bërë në krye të 25 vjetëve, ku do ishte sot Shqipëria. Por ka gjithmonë një moment për të filluar, dhe këtë e vendosën shqiptarët më 23 qershor”, tha kryeministri.

7 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Rama: Morëm një shtet buzë gremine, bëmë reforma që s’guxoi kush para nesh t’i bënte u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>