Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive për 45 ha tokë në plazhin e Llamanit, Himarë.
Toka ishte regjistruar si tokë pyjore, ndërkohë që në fakt ishte tokë bregdetare.
Toka e përfituar me dokumente të falsifikuara ka një vlerë prej 9 mln eurosh.
Sipas Prokurorisë së Vlorës, hetimi për çështjen ka nisur në prill të vitit 2015.
Në lidhje me falsifikimin e dokumenteve për regjistrimin e kësaj toke, ka nisur hetimi edhe ndaj një gjyqtari të Gjykatës së Vlorës.
7 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Sekuestro 45 ha tokë me vlerë 9 mln euro në plazhin e Llamanit, ishte regjistruar si pyll u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.