Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Deti kontrollohet nga dyqani i celularëve!

$
0
0

ministriaZbardhet raporti i KLSH-së për shkeljet në Ministrinë e Mbrojtjes. Tenderi për blerje, furnizim, instalim e vënie në punë të sistemit të integruar të hapësirës detare, ka shumë probleme. Dëmi, qindra mijëra euro

Sistemi që do të kontrollojë hapësirën detare shqiptare, është blerë dhe po vihet në punë nga një dyqan celularësh në Tiranë! Megjithëse ushtria shqiptare është në NATO prej vitesh, ku kërkohen sisteme të teknologjisë së fundit, pasi u duhet që të monitorojnë të gjithë territorin, ujor, tokësor e detar, Ministria e Mbrojtjes ia ka dhënë këtë tender një dyqani të thjeshtë që shet celularë. Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka bërë një audit të plotë në ministrinë që drejtohet nga Mimi Kodheli, teksa ka gjetur parregullsi edhe te tenderët për blerjen e helikopterëve, për rikonstruksionet etj. Në raportin e KLSH-së shkruhet se tenderi për të rregulluar ministrinë u fitua nga një firmë pastrimi, e cila kishte si punëtorë vetëm “fshesarë”.
Duke u ndalur te tenderi për hapësirën detare, raporti i KLSH-së, një kopje e të cilit disponohet nga gazeta “Shqip”, thotë se pajisja që do të instalohej në brigjet shqiptare është zhvilluar në vitin 2014 dhe ka pasur një vlerë 1 milion euro. KLSH-ja thotë se ky tender ka pasur shumë probleme.
Në dokumentin e KLSH-së, që mban datën 30 shtator të këtij viti, ministrja Kodheli është vënë në dijeni të përmbajtjes së këtij raporti apo edhe masat që duhet të merret, në vijimësi apo urgjente. Tenderi, thuhet në raport, është konsideruar si i “klasifikuar”, ndërkohë që një tender i ngjashëm pak vite më parë, është bërë “i hapur”. Mësohet se tenderi ka skualifikuar kompaninë amerikane “Lockheed Martin”, kompani që e ka ndërtuar këtë sistem dhe që do i jepte më shumë garanci e besueshmëri vijimit të punimeve aty.
“Normalisht, AK-ja ka gabuar jo vetëm te procedura e ndjekur, por dhe në përzgjedhjen e firmave pjesëmarrëse. Normalisht, tenderuesit duhet t’i bënin ftesë, në veçanti kompanisë ‘Lockheed Martin’, që e ka ndërtuar/vendosur në punë këtë sistem, si kompani e cila jep më shumë garanci e besueshmëri dhe e ka ofruar këtë shërbim më parë për rreth 220 000 USD ose rreth katër herë më pak sesa vlera aktuale e tenderuar. Tenderuesit janë shprehur se për çmimet e artikujve objekt tenderi, u është referuar katalogëve të ‘Gem …’ Itali, por ky moment nuk është i vërtetuar në dokumentacion. Tenderuesit kanë pranuar/zbatuar çmimet e propozuara nga firma ‘Ideal-Tel’ fituese e tenderit, me të cilën në vazhdimësi ka pasur probleme për çmimet dhe afatin e përfundimit të kontratës”, thuhet në raportin e KLSH-së, e cila thotë se ky tender ka shkaktuar shumë probleme, pasi edhe nuk është mbyllur. Mësohet se kompania fituese ka vonuar në zbatimin dhe dorëzimin e punimeve, vonesa për të cilat KLSH-ja e detyron këtë operator të kthejë mbrapsht në formën e dëmshpërblimit një shumë prej më shumë se 4 milionë lekësh.
Ndërkohë, dy ditë më parë, KLSH-ja paditi 12 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes për abuzime me disa tenderë. Vlera e abuzimit shkon në 942 mijë euro. Krahas pajisjes për kontrollin e territorit ujor, ka probleme edhe tenderi për rikonstruksionin e Ministrisë së Mbrojtjes, që e ka fituar një firmë pastrimi, punonjësit e së cilës rezultojnë të jenë “fshesarë”. Me probleme ishte edhe zbatimi i kontratës së tenderit me objekt “Furnizimi me pesë helikopterë të mesëm shumërolësh”, kompanisë fituese i janë likuiduar katër kite me vlerë 3 458 142 euro, ndërkohë që vlera e katër kiteve sipas dokumentacionit të bërë hyrje është në 2 764 348 euro ose 639 794 euro më pak.
s. ç.

 

Ky shkrim Deti kontrollohet nga dyqani i celularëve! u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>