Gazeta italiane, Corriere della Sera ka bërë një shkrim për ish-shefin e Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pas akuzoi se persona të afërt me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri janë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Gazeta e quan Zaganin një super polic, por që tashmë ndodhet në arrati sepse akuzohet se ka ndihmuar shtetin italian në luftën ndaj trafikut të drogës. Ja se si e nis shkrimin e përditshmja Corriere della Sera:
Prej pak orësh i arratisuri më i kërkuar nga qeveria shqiptare, i pari në listën e bashkëkombësve të tij të arratisur e të përfshirë në trafikun e drogës, është një polici i famshëm shqiptar me një karrierë kurajoze në luftën kundër drogës dhe i vlerësuar nga forcat tona të rendit (italiane), në sajë të një bashkëpunimi të gjatë ne operacionet e kërkuara. Pas një mandat ndërkombëtar arresti, Dritan Zagani, 43 vjeç, i martuar, babai i tri vajzave, është zyrtarisht në ndjekje nga agjentët e disa shteteve. Corriere e kontaktoi. Është në Zvicër, ku që prej gushtit është arratisur për t’iu shmangur arrestit të shtëpisë. Jeton në një lokalitet sekret, ku ka bërë një kërkesë për azil politik dhe është i vendosur “për të luftuar deri në fund betejën”.
Përfshirja e njerëzve të afërt me qeverinë në trafikun e drogës
Në 2014 kur me Guardia Di Finanza, ai ndiqte gjurmët e trafikantëve nga Shqipëria në Lombardi, Zagani arriti të supozojë se persona të afërt me qeverinë (mund ta vërtetoj), gjithçka kishte precipituar. E kanë arrestuar “padrejtësisht”, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, dhe se kishte nxjerrë informacione sekrete, duke ua dhënë italianëve, :-“gjë që e kam bërë në kuadrin e objektivave të përbashkëta dhe që askush nuk është ankuar kurrë”. Ka qëndruar 6 muaj në burg në Tiranë dhe nëntë të tjerë në arrest shtëpie. “U arratisa sepse donin të më hiqnin qafe. Zgjodha Zvicrën dhe jo Italinë: tek ju mafia shqiptare është shumë e fuqishme dhe mund të gjejë këdo. Kjo gjë kishte ndodhur edhe një vit me parë, ku eliminuan një ish-agjent policie sepse ishte bërë i bezdisshëm për një boss. Më ka mbetur ndonjë koleg besnik, ndonjë informator i mirë: që edhe në Zvicër vrasësit janë duke më kërkuar.
Nga një polic i shkëlqyer në një “tradhtar”
Qeveria shqiptare është e bindur që Zagani është fajtor, madje edhe përfaqësuesit më të lartë shtetërorë e kanë përsëritur në publik, të vendosur për të mos fshehur asgjë dhe për të vepruar në transparencë dhe të bindur që kanë prova të pastra. Fitoret brilante të policit kundër kriminalitetit janë një llogari dhe për sjelljen e tij si një “tradhtar”, i cili preferoi t’iu referohej autoriteteve italiane dhe jo atyre të vendit të tij në lidhje me të rejat nga hetimi. Kjo është një tjetër histori. Zagani nuk ka frikë për motivin e thjeshtë se nuk ka asgjë për të humbur përveç se shpëtimit të familjes së tij. “Iu luta zviceranëve që të më strehonin gruan dhe vajzat. Nëse është e nevojshme, jam i gatshëm që të kthehem në Shqipëri, për të qenë në gjendje që të mbrohem. Deri më tani nuk ma kanë lejuar. Kur më rrasën në burg, në qeli kishte tre kosovarë, që sapo i kisha arrestuar për drogë… dhe falë zemrës së mirë të gardianëve, më s’postuan në një repart me të dënuar që kishin shumë probleme psikike…. dhe aty ishte një tjetër lloji ferri. … Më dhanë arrestin e shtëpisë pas gjashtë muajsh sepse skadoi afati i procedimit….. “, tregon ai.
Policja tjetër
Në këtë çështje diplomatike ka një tjetër person, e njëjtë me policin, por me nënshtetësi italiane, që ndoshta ka një rol të rëndësishëm. Është një funksionare që kishte punuar gjatë Samitit të G8 në Genova, që ishte dënuar për dhunë, e cila në vend që të zhdukej, ishte ngritur në detyrë, duke u bërë përfaqësuese e hetimit në Shqipëri dhe se kishte marrëdhënie të mira me Tiranën. Si për çudi sapo Zagani u gjykua me një akuzë të çuditshme, së bashku me disa të tjerë, funksionarja italiane u largua nga Shqipëria, për të shkuar në një detyrë tjetër. Për çfarë motivi? Nuk është e vetmja pyetje. Për shembull, si do të sillen zviceranët më policin e kërkuar, ndaj të cilit i kanë vënë nofkën Serpico? Serpico, sot është një pensionist dhe ka qenë një agjent i Nju Jorkut, që buloi sistemin e korruptuar të të gjithë policisë. Në epokën e viteve ’70, Serpico kontaktoi me “New York Times”, për te zbuluar prapaskenat dhe emrat e të përfshirëve. Gazetarët shqiptarë janë duke punuar me Zaganin.
25 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Corriere della Sera rrëfen: Jeta në arrati e super policit. Zagani jeton në Zvicër u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.