Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Presidentja Jahjaga apel opozitës që të heqë dorë nga dhuna

$
0
0

jahjaga2Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij.

“Skenat dhe veprimet e dhunshme në Kuvend janë të dënueshme dhe të papranueshme, mjetet e përdorura plotësisht në kundërshtim me parimet bazike të një rendi demokratik dhe një demokracie parlamentare”, thuhet në deklaratën e presidentes Jahjaga.

Ajo u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të heqin dorë nga dhuna.

“Aspiratat e vendit tonë po rrezikohen thellësisht nga këto ngjarje dhe këto veprime po e dëmtojnë demokracinë që e kemi ndërtuar me mund. Apeloj te i tërë spektri politik që t’i kthehen normalitetit, që institucionet të vazhdojnë punën sepse kemi shumë sfida para vetes”, ka theksuar Jahjaga.

24 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Presidentja Jahjaga apel opozitës që të heqë dorë nga dhuna u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>