Gjykata e Krimeve të Rënda ka konfirmuar masën e sigurisë arrest me burg për Vladimir Gjutën, i cili deri dy ditë më parë rezultonte personi më i kërkuar në Shqipëri, pas përfshirjes në ngjarje kriminale që kishin lidhje drejtpërdrejt me familjen e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Gjatë seancës së sotme mësohet se Gjuta ka mohuar të ketë lidhje me vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit Tahiri, pak muaj më parë. Ai akuzohet gjithashtu edhe për mesazhin kërcënues në drejtim të ministrit të brendshëm gjatë kohës kur ishte në kërkim.
Gjuta u vu në pranga dy ditë më parë, pas një operacioni të forcave RENEA në tunelin e Kalimashit, në Kukës.
20 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim ‘Arrest me burg’ për Vladimir Gjutën, akuzohet për tritolin në farmacinë e Tahirit u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.