Drejtori i Sekretariatit të Komitetit të Energjisë, Janez Kopac ka deklaruar sërish se mosmarrëveshja me CEZ u zgjidh në mënyrë miqësore dhe se ajo ishte rruga e vetme për përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt Integrimit Europian
“Komisioni nuk bën komente për çështjet e brendshme të një shteti. Ne mendojmë se Shqipëria ka bërë progres sa i përket sektorit të energjisë. Sa i përket këtij komuniteti, Shqipëria po ecën përpara. Të gjendet një zgjidhje miqësore, – tha Kopac. – Konflikti me CEZ e ka mbajtur peng Shqipërinë. Asnjë institucion nuk donte të përballej me vendin, kishte vështirësi me aktivitetet, sepse duhej të shikonin çfarë do bëhej me këtë marrëveshje për të hapur rrugën drejt progresit e modernizimit të vendit, sundimit të ligjit dhe anëtarësimin në BE”.
Në fund, Kopac shtoi: “Ne përgëzojmë qeverinë shqiptare për të nënshkruar dhe miratuar në Parlament një zgjidhje të mirë të kësaj mosmarrëveshjeje dhe që tani po ecën kaq mirë me reformat”.
16 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Kopac: Konflikti me CEZ e mbajti peng Shqipërinë, të gjendet një zgjidhje miqësore u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.