Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Rama: Grekët nuk mund të ndihen pronarë të ortodoksisë shqiptare

$
0
0

Kryeministri, në interpelancë me kreun e PBDNJ-së, Dule, për prishjen e kishës së Dhërmiut

ARTEMISA HOXHA

Edi Rama solo_1Kryeministri nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me prishjen e kultit fetar pak kohë më parë në Dhërmi, për të cilën pati një reagim jo vetëm nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, por edhe të shtetit fqinj grek. Në një interpelancë me kreun e kësaj partie, Dulen, Rama e konsideroi një vendim të rregulluat prishjen e ndërtesës që nuk ngurroi ta cilësonte një garazh e ndërtim pa leje. Ai shkoi më tej duke i thënë se po përdorte çështjet e fesë për qëllime politike. “I dashur Vangjel, më keni thirrur në një interpelancë të gabuar, por detyrimi im është t’i jap llogari këtij Kuvendi ose deputeti dhe kur gabimisht më adreson mua për bëma apo të pabëra që s’kanë lidhje me detyrën time. Ngrehina e rrëzuar për të cilën ju i dashur Vangjel, por dhe shumë të tjerë keni përmendur, nuk është kisha martire e Shën Thanasit, madje ngrehina në fjalë nuk ka qenë kishë asnjë ditë të vetme. Çudi në fakt, se si një njeri si ju që fenë e ka përdorur për të bërë politikë. Inspektorati ndërtimor nuk ka shembur kishë. Objekti që iu referoheni ishte thjesht një ngrehinë e rëndomtë pa leje një lloji garazhi apo stalle ndërtuar në mënyrë skandaloze jo nga kisha, por nga brutaliteti i viteve ’90 mbi një monument historik. Kjo që po them është lehtësisht konsensuale me të gjithë ata qe ë kanë parë shëmbëlltyrën në fjalë. Prishja ishte thjesht një akt i zbatimit të ligjit dhe kryerjes së detyrës nga Bashkia Himarë. Janë faktet që thonë se Bashkia Himarë në zbatim të ligjit ka ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara të vetëkërkuara nga ligji për prishjen e një ndërtimi pa leje. Ky ndërtim pa leje nuk mund të hynte në proces legalizimi”, tha Rama. Ai është ndalur edhe më tej, duke replikuar për reagimin e shtetit fqinj, Greqisë në lidhje me këtë çështje. “S’e kam kuptuar asnjëherë sesi ju dhe vëllezërit tuaj me kombësi greke ndiheni pronarë të ortodoksisë në Shqipëri. Dua t’ju kujtoj se ortodoksët shqiptarë nuk kanë qenë kurrë dhe nuk do të jenë grekë. Le të qëndrojmë te kufiri që ndan prerazi politikën nga feja”, tha Rama.

 

Replikat e Dules

Në kundërpërgjigjen e tij, kreu i PBDNJ-së, i kujtoi Kryeministrit faktin se në ndërtesën e prishur që kreu i qeverisë e cilësoi edhe si stallë, kjo për tekat e një deputeti, ka ende njerëz që i falen perëndisë. “Keni për zakon të akuzoni të tjerët për ato që bëni vetë. Jeni i pari në këtë vend që i vini flamurin çdo prapësie kombëtare. Do t’iu kërkoj ndjesë, e kam keqkuptuar demokracinë, që duhet të marr leje në zyrën tuaj se çfarë çështje politike do të ngre. Ju nuk latë as në OKB pa na përmendur besimin tuaj fetar. Kush e përdor fenë ju vetë, apo unë? Gjithmonë keni një tendencë, ju drejtohem politikisht, më drejtoheni në anë folklorike. E dini që sot e kësaj dite në rrënojat që ju shkatërruat mblidhen njerëz përditë dhe i luten perëndisë? Turp zoti kryeministër, që ju ua konsideroni vendin garazh. Ju guxuat për një vend të shenjtë të na thoni termin e garazhit. Nuk shikoni që keni një administratë që firmos për të firmosur tekat e një deputeti që ia keni bërë peshqesh këtij populli edhe ditën e diel”, iu drejtua Dule kryeministrit. Replikat nga kreu i qeverisë u fokusuan në ndërhyrjen e palës greke, në këtë rast që i përket çështjeve të brendshme të vendit dhe ndikimit të marrëdhënieve të tyre. “I dashur Vangjel, unë fola për Shën Thanasin, ti fole për mua. Unë nuk jam i shenjtë, mëkatar si ti jam, si dhe të gjithë këtu në sallë. Mëkati që unë nuk e bëj është që të përziej punët e fesë më punën time. Nuk kam pretenduar se në atë vend do të ngrihet një kishë arbëreshe, por kam pretenduar krijimin e një hapësirë për t’iu bërë jehonë një historie për të cilën fatkeqësisht shumë pak njerëz e dinë në Shqipëri dhe askush nga fëmijët tanë s’dinë asgjë pikërisht sepse shtresë pas shtrese nga gërmadhat e barbarisë ateiste te përçudnitë, kjo u shfaros. Unë besoj se njerëzit do të shkojnë atje sepse ai është një vend i shenjtë, pasi ata shkojnë edhe në ato vende ku s’ka objekt kulti, por ka një histori për atë. Nuk kam vënë në dyshim marrëdhëniet tuaja me fenë, por nuk e kuptoj se për çfarë arsye, sa herë ka probleme në komunitetin ortodoks, duhet që Shqipëria të marrë mesazhe nga fqinjët? Çfarë lidhje kanë ata me komunitetin ortodoks në vendin tonë, çfarë lidhje ka një parti politike me një komunitet fetar? “, iu drejtua kreu i qeverisë, Dules. Në përmbyllje të fjalës së tij, kreu i PBDNJ-së bëri thirrje për respekt me vepra dhe jo vetëm me fjalë për ortodoksinë në Shqipëri. “Keni dhe një herë shansin jo vetëm me fjalë, por dhe me vepra për të treguar respektin për ortodoksinë në Shqipëri. Dhe mos flisni për marrëdhënie ndërfetare, nuk e keni krijuar ju, po shekujt”, tha Dule. Ndërkohë që duke i kujtuar mosrespektimin e marrëveshjes së kishës ortodokse në vendin tonë për investime në kishat ortodokse në gjithë vendin, Rama nuk hoqi asnjë germë nga qëndrimi i tij në lidhje me ndërtesën e prishur në muajin gusht në Dhërmi. “Fylen ç’a ma solle këtu sot? Ç’punë ka këtu Fylja me Shën Thanasin? Fylja ka lidhje me CEZ-in, jo me Shën Thanësin. Nuk është folklorizëm të bësh këtë që bëj unë, por është folklorizëm që të vazhdojmë të flasim për një ndërtim pa leje që të jeni i bindur se edhe në Bathore do ta konsideronin përçudnim estetik. Dhe atje t’ua çosh, jo për kishë që nuk ta pranojnë, por të thonë që të shembet urgjentisht ky ndërtim pa leje”, ka mbyllur fjalën kreu i qeverisë.

Ky shkrim Rama: Grekët nuk mund të ndihen pronarë të ortodoksisë shqiptare u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>