Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Rama në OKB: Njohja e Kosovës, në të mirë të Serbisë, të mos jetojmë me të shkuarën

$
0
0

edi rama ne shba_1Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama ka theksuar se njohja e Kosovës, do të ishte në të mirë të Serbisë.

Rama ka folur edhe për çështje të tjera, duke pasqyruar situatën në Shqipëri dhe në Ballkan, si dhe ka përmendur në fjalim harmoninë fetare.

“Duhet të mësojmë nga e kaluara dhe jo të jetojmë me të, ndaj e përsëris se njohja e Kosovës do të ishte në të mirë të Serbisë. Serbia dhe Kosova janë dakord për disa çështje. Nuk ka rëndësi se çfarë gjuhe flasim fare apo çfarë feje jemi. Njohja e Kosovës do të sillte stabilitet në rajon. Le të bëhemi bashkë për të nisur procesin e zhvillimit, duke vënë në plan të parë të ardhmen e fëmijëve tanë”, është shprehur kryeministri, duke iu bërë thirrje të gjitha vendeve të njohin Kosovën.

Më pas, kryeministri ka folur edhe për çështjet thelbësore në Shqipëri. “Duhet të luftojmë korrupsionin dhe fenomenet e paligjshme, duke u treguar të rinjve vlerat dhe tolerancës dhe të jetës. Ne kemi bërë progres në Shqipëri në sajë disa reformave, si reforma në arsim dhe në administratën publike. Kam qenë një artist para se të bëhesha politikan. Më pëlqen të marr një laps apo dhe një furçë dhe për pak minuta më pëlqen të pikturoj. Ne duam të vendosim një vizion të qartë”.

“Ne jemi shumë krenarë për trashëgiminë dhe harmoninë fetare, – vazhdoi Rama. – Vizita e Papa Françeskut solli gëzim dhe paqe në vend.

2 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Rama në OKB: Njohja e Kosovës, në të mirë të Serbisë, të mos jetojmë me të shkuarën u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>