Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

LSI: “Viktimizimi” i DIA-s dëmton shtetin, të nisin hetimet

$
0
0

Nenkryetari i LSI, Ylli ManjaniLëvizja Socialiste për Integrim pretendon se  “viktimizimi” i DIA-s dëmton shtetin. Në një deklaratë të dhënë për menduar, nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani u shpreh se politizimi i tejskajshëm i çështjes do të ndëshkojë shtetin. Ai kërkoi që Prokuroria të nisë një hetim në lidhje me këtë çështje, duke kërkuar që edhe ministria e Energjisë dhe Avokatura e Shtetit të jenë vigjilent që ky plan kriminal të mos dëmtojë interesin e shtetit shqiptar.

“Mund t’i kushtojë shtetit, interesit publik, sepse politizimi i tejskajshëm, në mënyrë mafioze nga grupe politike, tregtare dhe jo vetëm, por dhe mediatike, ka një synim të vetëm, një synim i cili kërkon të “viktimizojë” me çdo kusht linjën përpara arbitrazhit kundër shtetit, precedentë që njihen këto kur palët kundër shtetit paraqesin teorinë e viktimizimit, zakonisht shteti ndëshkohet. Ky është një shqetësim real për shkak të faktit se grupi politik, mediatik, tregtar, sigurisht i nisur nga DIA vetë ,po që të gjithë personat pjesëmarrës, dikush në rolin e ujkut, dikush të çakallit, e dikush tjetër në rolin e hienës që nuhasin gjahun, janë bashkuar me njëri-tjetrin për të krijuar idenë se DIA po kërcënohet dhe viktimizohet nga shteti, teori që mund të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar.

Prokuroria duhet të nisë një hetim, gjithashtu ministria e Energjisë, Avokatura e Shtetit duhet të jenë së bashku tashmë me vëmendje të shtuar sepse ky plan kriminal i përdorur në gjithë këto javë, mundet eventualisht, Zoti mos e dhëntë, që të shkojë në dëm të interesit të shqiptarëve, interesit publik. Hetimi duhet ta zbardhë këtë çështje sidoqoftë, prokuroria shqiptare nuk ka pse të presë sikur do të ndodhë. Duhet të vazhdojë të bëjë detyrën”, tha Manjani.

2 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim LSI: “Viktimizimi” i DIA-s dëmton shtetin, të nisin hetimet u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>