Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur gjatë seancës plenare në Kuvend për akuzat e lëshuara ndaj tij në lidhje me skandalin “CEZ-DIA”.
Meta i ka kërkuar opozitës që të mos bhet “pjesë e një operacioni mafioz politik, mafioz mediatik dhe mafioz financiar. Këto janë akuza mashtruese, që nuk mbështeten në asnjë fakt dhe asnjë provë, përmes gazetarëve që fabrikojnë të pavërteta dhe kolegëve deputetë që bëhen zëdhënës të tyre”.
Sipas Metës, “çdo gjë ka qenë e studiuar mië, por gjitha janë falsifikime. Agjencia BIRN, ka përmendur emrin tim, pasi i referohet raportit të studios, që nuk është angazhuar nga qeveria aktuale, por nga qeveria Berisha. Pas përmendjes së emrit tim në mënyrë të papërgjegjshme nga ana e BIRN-it, kompania “Kliford” ka bërë një sqarim të qartë, por atyre mafiozëve nuk u intereson, që nuk e ka përmendur emrin e zotit Meta, për asnjë praktikë korruptive lidhur me emrin e DIA-s”.
Meta shtoi se në këtë çështje mund të jetë i përfshirë një tjetër ish-kryeministër: “Bëhet fjalë për një ish-kryeministër të hetuar më parë, por më vjen keq që ky ish-kryeministër nuk jam unë. E përsëris që ky është një financim mafioz për të thënë të pavërteta. Mos u merrni me spekulime të tilla, sepse është turp edhe për ju”, – tha Meta.
Reagon Bode: Je i përfshirë në këtë histori
Por pas fjalës së kreut të Kuvendit, ka reaguar ish-Minisri i Financave, i cili i është drejtuar Metës se është i përfshirë në këtë çështje.
Meta ka replikuar ndërkohë që deputeti demokrat fliste nga foltorja.
“Nuk është koha për të bërë apologji, por kemi bindjen se nuk je i pastër në këtë histori. Kemi bindje se je i përfshirë, pavarësisht atyre që the pak më parë, – deklaroi Bode. – Kjo është një vepër kriminale pas të cilës ju doni të fshiheni. Kjo histori e sajuar me gjethe fiku nga ana juaj, ka shumë pikëpyetje. Pse nuk u çua në arbitrazh, por u zgjidh jashtë rrugës ligjore, pse u trajtua si çështje private?”.
1 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim CEZ, Meta: Operacion mafioz kundër meje. Reagon Bode u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.