Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon akuzat nga Facebook-u, ndaj kryeministrit Rama, në lidhje me skandalin e CEZ- Shpërndarjes. Sipas Bashës, Kryeministri akuzon shqiptarët për hajdutë, ndërkohë që ai ka vjedhë 600 milion euro dhe se drejtësia do të bëhet, e vërteta do të zbardhet dhe ligji do të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pasuritë e qytetarëve shqiptare.
“Ka dy vjet që shan, mallkon, akuzon dhe shantazhon sistemin e drejtësisë, por kur duhet të mbrojë aferat e tij shndërrohet si askush tjetër në avokat të saj. Pse i trembet Edi Rama hetimit ndërkombëtar për aferën 600 milion euro? Pse ka frikë nga e vërteta? Popullit i ka vajtur thika në palcë ndërsa kokoshi 200 milionësh kakaris me shpresën se do t’ia hedhë pa i hyre gjemb në këmbë.
Ky që trajton një popull të tërë si hajdut është nën akuzë për vjedhjen e shekullit, jo 6 as 60 por plot 600 milion euro, dhe përsëri do ti ikë hetimit. E ka kot. Hetimi do të kryhet, drejtësia do të bëhet, e vërteta do të zbardhet, ligji do të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pasuritë e qytetarëve shqiptare”, shkruan Basha në Facebook.
1 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim CEZ-i, Basha: Pse i trembet Edi Rama hetimit ndërkombëtar u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.