Kapen dhe ndalohen në banesat e tyre në Lazarat 5 persona të shpallur në kërkim. Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta”. Në orët e para të mëngjesi, policia ka ndërhyrë në Lazarat, si rezultat i operacionit të mirorganizuar nga strukturat e Policisë Gjirokastër, duke i kapur në flagrancë shtetasir: Avdul Hasan Avduli, ndaj të cilët është dhënë masa e sigurisë “Arrest në burg” për “Prodhim e shitje të narkotikeve”; Teno Levzat Buci, me masë sigurie ” Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim e shitje të narkotikëve”; Sigurim Mahmutaj, me masë sigurie “Arrest në burg” për “Prodhim e shitje të narkotikeve”; Ylli Gërveshi, me masë sigurie “Arrest në burg” për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe Zaim Basha, i dënuar me 5 vite burg për aksident rrugor. Gjithashtu në banesën e Bashës është gjetur një sasi lënde narkotike.
1 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Operacioni “Vjeshta”, policia arreston 5 lazaratas u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.