Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Tahiri takon Metën: Mazhoranca është solide

$
0
0

TahiriNga Elbasani, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur për takimin që ka bërë paraditen e sotme me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Ai e ka cilësuar si një takim rutinë dhe që bëhet edhe në sajë të bashkëqeverisjes.

“Fakti që bashkëqeverisim bën të kemi takime të shpeshta pune. Mazhoranca është solide dhe e qëndrueshme, vendit i duhet një opozitë funksionale. Opozita ka ende shumë rrugë dhe vite, përpara se të bëhet një opozitë e shëndoshë”, është shprehur Tahiri.

Gjithashtu Saimir Tahiri është bërë zyrtari i parë i lartë socialist pas thellimit të aferës CEZ, që ka mohuar një koalicion të mundshëm PS – PD, skenar që ka qarkulluar këto dite. Ministri i Brendshëm ka ironizuar një mundësi të tillë, kur tha se Lulzim Bashës duhet t’i lihet koha e mjaftueshme për ta bërë opozitën serioze si fillim.

“Opozita ka shumë rrugë përpara, dhe vitet që ka përpara do i mjaftojnë besoj për tu kthyer në opozitën e shëndoshë që ka nevojë vendi dhe qytetarët”, vijoi Tahiri.

30 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Tahiri takon Metën: Mazhoranca është solide u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>