Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Basha: Rama hesht nga frika për skandalin e CEZ-it dhe DIA-s

$
0
0

Lulzim Basha grKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë Rama-Meta për skandalin e aferës CEZ—DIA. Sipas tij qeveria shqiptare hoqi dorë nga të gjitha gjyqet civile, por mori përsipër fshehjen dhe ndalimin e ndjekjes penale ndaj Hajsek dhe të tjerëve, pavarësisht se ishin denoncuar nga qeveria “Berisha”. Shefi i opozitës nuk nguroi që ta cilësojë çështjen në fjalë si vjedhjen e shekullit.

“Kjo është vjedhja e shekullit. Ky është pazar i ndyrë, korrupsion i padëgjuar. Qeveria Rama -Meta ia fali CEZ-it në tavolinë si mall skarco gjatë bisedimeve shumë të suksesshme që njoftoi asaj kohe ministri i Ramës. Qeveria shqiptare i kishte të gjitha letrat për të fituar 2 miliardë euro në arbitrazh, por vendosi të kënaqte orekset e kompanisë debitore.

Shqiptarët duhet të dinë se në marrëveshjen e negociuar në fshehtësi , dyshja Rama -Meta hoqi dorë nga të gjitha gjyqet civile. Opozita akuzon qeverinë Rama-Meta si shpërdorues të të paktën 600 mln euro pasuri të shqiptarëve. Ka njerëz që mendojnë se marrëveshja kriminale e 31 korrikut 2014 me CEZ dhe skandali i aferës CEZ-DIA janë dy gjëra të ndryshme, por ato janë të lidhura dhe pjesë e një skandali të vetëm. Lidhja që i bën bashkë është klauzola e ndalimit të çdo kallëzimi, hetimi në proces dhe çdo hetimi të asaj që ka ndodhur gjatë qëndrimit të CEZ-it në Shqipëri. Kjo dhe kalimi në votim në heshtje i shërbyen varrosjes së një krimi të madh financiar.

Ne kërkojmë dorëheqjen e Metës, në mënyrë që të vihet në dispozicion të hetimit të plotë  për megaskandalin e CEZ. Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund zbardhjes së megaskandalit dhe rikuperimit të dëmit që i është shkaktuar financave të vendit.  Përveç dorëheqjes së Ilir Metës, ne kemi paditur edhe vendosjen e klauzolës së Ramës, që ndalon hetimin mbi aferën e CEZ. Gjithashtu kërkojmë zbardhjen e të gjitha padive që qeveria Berisha ka depozituar për kompanitë e CEZ.

Qëndrimi i Ramës është më fyes për standardet e demokracisë. Gjithë Shqipëria zien, Rama nuk flet. Bën sikur nuk kupton. Nuk përgënjeshtron asgjë, madje duke i kënaqur kur sheh se e akuzojnë. Nuk del në skenë që të kërkojë hetim të skandaleve. Sillet sikur nuk është Kryeministër. Ai ka kohë që ka humbur çdo ndjenjë të detyrës. Është rob i politikës së cicmiceve. Më e shumta që bën është hedh gurin dhe fsheh dorën, sepse ka hallin e marrëveshjes kriminale. Hedhja e saj në erë do ta qelbte vendin. Ankthi i daljes në shesh të të palarave po e ndjek nga pas”, ka përfunduar fjalën para grupit parlamentar, Lulzim Basha.

30 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Basha: Rama hesht nga frika për skandalin e CEZ-it dhe DIA-s u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>