Një vrasje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Ngjarja e rëndë është regjistruar pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Burimet bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Gentian Bajraktari, 24 vjeç, banues në Korçë. Ndonëse 24 vjeçari, u dërgua në Spitalin Kirurgjik Elbasan, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe gjeti vdekjen. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, për të nisur hetimet në lidhje me shkaqet e vrasjes.
Për ngjarjen në fjalë, policia ka arrestuar shtetasit Mariglen dhe Dorian Kristo, përkatësisht 19 dhe 25 vjeç, banues në Elbasan, sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në konflikt e sipër, kanë goditur me thikë Bajraktarin, banues në Korçë, i cili punonte në lokal. Nga veprimet e para hetimore, konflikti dyshohet të ketë nisur për motive banale. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
29 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Elbasan, vritet me thikë kamerieri, arrestohen dy të dyshuarit u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.