Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Pushohen hetimet për ish-drejtorin e Qytetit Studenti, s’ka vepër penale

$
0
0

Bujar Brovina u kallëzua për mospagimin e qindra milionë lekëve fatura të dritave, ujit ose sigurimet shoqërore. Fryu disa herë më shumë stafin në periudha të caktuara

Sokol Çobo

BERISHA NE QYTETIN STUDENTI - Kryeministri Sali Berisha, Deputetja e PD Lajla Pernaska dhe drejtori i Qytetit Studenti, Bujar Brovina, gjate ceremonise se inaugurimit te perfundimit te rikonstruksionit te godines se pritjes nr.1, ne Qytetin Studenti.

Drejtësia pushon çështjen penale ndaj ish-administratorit të Qytetit Studenti, Bujar Brovina, i kallëzuar në vitin 2014 për shpërdorim detyre. Administratorët e rinj të shoqërisë konstatuan se Brovina nuk kishte paguar faturat e dritave, ujit, apo sigurimet shoqërore të punonjësve. Madje, kallëzimi vijonte se kishte lejuar familjarë të banonin në Qytetin Studenti apo edhe për shtimin e numrit të punonjësve. Në fund, prokuroria vendosi të pushojë procedimin, pasi faktet nuk përbënin vepër penale. Vendimi i akuzës u kundërshtua në gjykatë, e cila vendosi sërish që Brovina është i pafajshëm.

Kallëzimi
Në datën 20 prill të këtij viti, prokuroria ka regjistruar procedimin penal pas kallëzimit të rezidencës Qyteti Studenti. Rezidenca administrohej nga Bujar Brovina, ndërsa mësohet se i kallëzuari e ka dërguar shoqërinë drejt përballjes me fatura tatimore, furnitorë të papaguar, detyrime kontraktuale të pambledhura duke mos realizuar në këtë mënyrë objektivat e përcaktuara në kontratë. “Janë të shumtë në numër urdhrat e ekzekutimit, të cilët janë depozituar pranë shoqërisë për debi të theksuara ndaj CEZ Shpërndarje, UKT, tatimet mbi të ardhurat, sigurimet shoqërore.
Godinat familjare, sipas kallëzimit, të cilat janë mënyrë abuzive kanë jetuar me vite të tëra pa asnjë kontratë. Një dëm i konsiderueshëm ndaj shoqërisë është edhe një vendim gjykate, ku QS-ja duhet të paguante 4.1 milionë lekë. Abuzime ka pasur edhe me punësimet. Kështu, për vitin 2013 ka pasur 445 punonjës. “Gjatë viteve të ushtrimit të detyrës, Brovina nuk u është përmbajtur programeve të përcaktuara për numrin e punonjësve, por në mënyre të vazhdueshme e ka tejkaluar atë.
Abuzimet, sipas kallëzimit, vazhdonin edhe me disa procese gjyqësore, apo me faturat e përmbarimit. Mësohet se shoqëria ka qenë debitore në shumën prej 47 milionë lekësh për ujin. Këto detyrime janë shlyer gjatë muajit tetor, një muaj pas lirimit nga detyra të Brovinës.  Sipas vendimit të gjykatës, QS-ja ka pasur edhe detyrime ndaj ish-CEZ, sot OSHEE. Deri në dhjetor 2013, shoqëria ka qenë debitore në shumën prej 138.148.679 lekë. Detyrime këto të cilat Brovina nuk i ka shlyer në kundërshtim me ligjin.
Kallëzimi i parashtruar nga rezidenca studentore universitare nr.1 konsiston në mosrealizimin e detyrave për mospagimin në kohë të faturave tatimore, ndaj CEZ-it, UKT-së, Tatimeve dhe Sigurimeve Shoqërore.  Nuk ka pasur administrim të rregullt të godinave që u janë dhënë me qira familjarëve. “Z.Brovina nuk është ankuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit për një vendim gjyqësor të datës 1 tetor 2012”, thuhet në kallëzim, i cili vijonte se “shoqëria ka marrë në punë një numër më të madh punonjësish nga ai i përcaktuar në strukturës analitike nga Këshilli Mbikëqyrës.

Drejtësia
Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se Bujar Brovina është emëruar në vitin 2005 dhe se politikat e administrimit të kësaj drejtorie bëheshin me anë të vendimeve të Këshillit Mbikëqyrës. Këshilli ishte nomenklaturë e Ministrisë së Arsimit dhe e Ministrisë së Ekonomisë dhe përbëhej nga 4 persona. Brovina u emërua nga Ministria e Ekonomisë. Gjatë hetimeve, Brovina është pyetur në prokurori i cili ka thënë se ka përmbushur në mënyrë të kënaqshme misionin e shoqërisë i cili kishte të bënte me përmirësimin e kushteve jetësore për studentet, si dhe organizimi i punës në mënyrë që të garantohet përmbushja e detyrimeve për një trajtim sa më komod të tyre. Ai ka rrëzuar kallëzimin, ndërsa tha se ka marrë persona në punë me kohë të pjesshme. Për mospagimin e faturave, Brovina ka thënë se QS-ja merrte tarifë nga studentët vetëm në muajt shtator e tetor dhe për këtë arsye nuk kishte të ardhura, që duhet t’i mbyllte në vitin pasardhës. Akuza thotë se ka marrë edhe raport nga KLSH-ja, e cila përcakton se shkeljet janë administrative dhe jo penale. Prokuroria tha se nga hetimet rezultoi se procedimi duhet të pushohet, pasi faktet dhe rrethanat e paraqitura në kallëzim nuk parashikohen nga ligji si vepër penale. Sipas prokurorisë, Brovina ka ushtruar detyrën e tij funksionale sipas ligjeve. Shoqëria ka kundërshtuar në gjykatë vendimin e prokurorisë, pasi thotë se ka të dhëna të plota se, Brovina ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Gjykata, në fund vlerësoi se aktet e paraqitura nga ana e ankuesit në cilësinë e provës, nuk përbëjnë premisë për shfuqizimin e vendimit të pushimit të procedimit penal.

Ky shkrim Pushohen hetimet për ish-drejtorin e Qytetit Studenti, s’ka vepër penale u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>