Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 landeve të Gjermanisë, kanë rënë dakord ta shpallin Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e zi si vende të sigurta të origjinës duke e çuar pothuajse zero shansin që ata që mbërrijnë në Gjermani nga këto vende të fitojnë statusin e azilantit.
Numri një i Gjermanisë theksoi se në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të njerëzve nga këto vende, është vendosur që Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të shpallen vene të sigurta.
Sipas agjencisë “AP”, në bazë të marrëveshjes, të gjithë emigrantëve nuk do t’u jepen më para në dorë, por ata do të paguhen në natyrë, çka do të thotë se ata thjesht do të mbahen me ushqime dhe veshmbathje.
Takimi me drejtuesit e 16 landeve ishte programuar javë më parë shkak të rritjes së fluksit të emigrantëve të ardhur jo vetëm nga zonat në konflikt si Siri dhe Iraku, por edhe nga Ballkani.
Autoritetet gjermane kanë këmbëngulur se shanset për azil janë zero për emigrantët nga këto vende, duke shtuar se 40% e azlkërkuesve vijnë pikërisht nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia.
25 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Emigrantët, Gjermania shpall si vende të sigurta Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.