Kreu i kuvendit, Ilir Meta ka mbështetur nismën e propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për një hetim ndërkombëtar lidhur me çështjen e shumëdiskutuar të CEZ, duke ftuar krerët e partive politike në vend që të kërkojnë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me këtë çështje.
“Dua të mbështesë fuqimisht idenë e një hetimi të shpejtë, të plotë dhe të thellë ndërkombëtar për të gjithë çështjen e CEZ, që nga dita e parë e aktivitetit në vendin tonë dhe deri më sot. I ftoj krerët e partive parlamentare t’i kërkojmë SHBA të jenë të angazhuara dhe të krijojë juridiksion të veçantë, prokurorëve amerikanë për të ndihmuar në zbardhjen e kësaj çështje, e cila pretendohet që i ka kushtuar disa qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë dhe ku janë përmendur dhe akuzuar mjaft figura politike dhe qeveritare, dhe jam i sigurt dhe besoj se jo vetëm zoti Berisha, po gjithë të tjerët do i bashkohen kësaj kërkese konkrete. Nëse janë të gatshëm të kontribuojnë për dekriminalizimin dhe luftën kundër korrupsionit”, tha Meta, duke shtuar se hetimi nga SHBA do te jetë më transparentë, pasi amerikanët nuk kanë asnjë konflikt interesi lidhur me këtë çështje.
24 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Meta: Hetim të thellë ndërkombëtar me prokurorë amerikanë për ‘CEZ’ u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.