Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Kurban Bajrami, mijëra besimtarë shqiptarë falin namazin në Bulevard

$
0
0

bajramMijëra besimtarë shqiptarë janë mbledhur mëngjesin e sotëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi të gjithë shqiptarët që të kenë dashuri e hare në familjet e tyre, ndërsa tha se në këtë festë harrohen urrejtjet dhe njerëzit shtrijnë dorën e pajtimit.

Edhe kreu i bektashinjve, Baba Mondi u është drejtuar me një urim të gjithë besimtarëve myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Mbarë bota myslimane do të përjetojë emocionet e ditës së Kurban Bajramit, mëshirës universale dhe mirësisë hyjnore. Si çdo ditë e vitit hyjnor, ne presim 24 shtatorin me urimet më të mira për familjen, për njëri-tjetrin, për fqinjët tanë, të kujtdo besimit të qoftë, për kombin që të ecë në rrugën e prosperitetit”, tha ai.

24 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Kurban Bajrami, mijëra besimtarë shqiptarë falin namazin në Bulevard u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>