Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Gjana: Në PD ka njerëz të marrë peng para dhe pas ’90-s

$
0
0

Ish-deputeti demokrat: Liderët politikë nuk shkëputen dot nga këta persona, pasi janë autorë të kësaj simbioze

Jemin Gjana solo PD_1Në prag të 25-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike, prej tre ditësh demokratët janë përfshirë në një debat nëse ka apo ajo në gjirin e PD-së njerëz që vijnë nga radhët e ish-Sigurimit të Shtetit të regjimit komunist. Gjithçka ka nisur nga deklarata e kreut të PD-së dega Lushnjë, Myslim Murrizi, i cili deklaroi dy ditë më parë se në paradhomë me Bashën qëndrojnë njerëz që i kanë shërbyer regjimit të kaluar, duke deklaruar se procesi i dekriminalizimit duhet të shtrihet edhe brenda PD-së. Edhe pse u mohua kategorikisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, një deklaratë e tillë vjen edhe nga ish-deputeti i PD-së, Jemin Gjana. Në një koment të gjatë që ai publikoi dje pasdite në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ish-ministri i kabinetit “Berisha”, dhe një nga anëtarët më të vjetër të PD-së, thekson se në PD, por edhe në partitë e tjera ka njerëz të marrë peng që para viteve ’90. “Unë nuk i përkthej dot në emra konkretë pseudonimet e cituara nga Murrizi, nuk i di vërtet. Nuk e di të vërtetën as për pohimin e mikut tim Bejko, para ca kohësh, se 5 ish-ministra të PD-së votuan PS-në. Nuk u përkas atyre që besojnë kollaj ngase ndonjëherë i prek zhgënjimi, arrivizmi dhe jo racionaliteti. Nuk i di, sepse shteti nuk i ka thënë ndonjëherë zyrtarisht, ligjërisht, shtetërisht. Në thashethemnajën e medias, të tavolinave, të foltores së Kuvendit etj., ehu sa i gjatë bëhet rreshti për këto kategori ….. Por për një gjë jam i bindur. Në partitë politike të vendit, dhe në strukturat e qeverisjes qendërzohen kryesisht, dhe nuk shkulen kollaj prej andej, njerëz të kompromentuar e të zënë peng para dhe pas vitit 1990….Para ndryshimit të sistemit dihet përse. Më prapa, për një mori arsyesh. Qendërzohen dhe nuk shkulen, sepse i lidh e shkuara. Në të sotmen i lidhin interesat, i lidhin aksionet e përbashkëta në investime të rëndësishme, në koncesione të rëndësishme, në pallate të ndërtuara a në ndërtim në zona preferenciale, në agjenci sigurimesh, në kapitale themeluese bankare, në tenderë publikë me kontraktorë e nënkontraktorë gjithëfarësojsh, në lidhje familjare e lidhje bashkëpunimi me grupe e rrjete krimi”- shkruan Gjana. Duke vijuar më tej në analizën e tij, ish-deputeti i PD-së, shpjegon arsyen që sipas tij, liderët politikë nuk shkëputen dot nga të tillë persona dhe se përse nuk zgjidhet një lëmsh i tillë. “Së pari, sepse e kanë kërpeshin (kapistrën, megojzën) lëshuar nëpër këmbë dhe ia shkelin e ia tërheqin egërsisht njëri-tjetrit sa herë ua lyp momenti e krëshpërohet fjala po jo vepra….dhe flasin, akuzojnë, abuzojnë në akuza, lëshohen pa mëshirë ndaj palëve të ndërsjella, por kurrë nuk e prekin fundin, sepse si ai “guri në qafë” palët e rrezikojnë njëra-tjetrën. Shtrohet pyetja përse liderët nuk dalin dot jashtë kësaj vorbulle. Mendoj se më shumë se sa nga vetëpërfshirja, liderët nuk i shpëtojnë dot përpunimit nga kjo simbiozë që i rrethon. Simbiozë në të cilën kanë dhe autorësinë e tyre. Simbiozë që ka si cilësi thelbësore servilizmin, sjelljen e pështirë dhe njëkohësisht kërcënimin sapo vërehet rreziku. Kjo kategori e zë kryq derën e lidershipit, edhe sepse ia arrijnë të krijojnë përshtypjen se për arsye të lidhjeve komprometuese kanë ndikim të madh në vota”, thekson Gjana.

 

Kreu i PD-së së Lushnjës 

Murrizi: Në PD s’të lë Rjepsi, as Çorapja, as Qukapiku 

Myslim MurriziDy ditë më parë, kryetari i PD-së së Lushnjës, Myslim Murrizi, kërkoi publikisht shtrirje të procesit të dekriminalizimit edhe në radhët e partisë ku ai aderon. Përmes një postimin në rrjetet sociale, ai u shpreh se një problem i madh që vazhdon ta orientojë gabim, Partinë Demokratike, janë njerëz me të kaluar të pistë te kjo parti. “Asnjëherë nuk gjen radhë për të takuar kryetarin e PD-së, z. Basha, sepse në paradhomë gjen njerëz që kanë mbi supe më shumë se emrin e tyre prindëror. Janë ose servilë, që nuk kanë asnjë peshë në elektorat, ose janë të urryer ndër demokratë, sepse i kanë shërbyer me zell Sigurimit të Shtetit dhe njihen te qytetarët me dy ose tre emra të tjerë përveç atyre që kanë në pasaportë, si Rjepsi ose Çorapja apo Qukapiku A ose B. Servilët dhe bastardët janë të pafytyrë dhe vazhdojnë të jenë gjithë kohën në shërbim të eprorëve të tyre. Deri kur do të vazhdojë të zbatohet ‘Katovica’ në Shqipëri?!” tha Murrizi.

Ky shkrim Gjana: Në PD ka njerëz të marrë peng para dhe pas ’90-s u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>