Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit Liman Lita, 39 vjeç i cili një ditë më parë qëlloi me armë zjarri gjatë mitingut të PD në Paskuqan. Në një njoftim zyrtar policia sqaron se “më datë 16.06.2015, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit L. L, 39 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën ‘Havzi Nela’, Paskuqan 1, dyshohet se është konfliktuar dhe ka penguar kandidatin për zgjedhje në organet vendore të subjektit të PD-së, Xhelal Mziu, duke qëlluar më pas me një armë zjarri në rrugën e asfaltuar”.
Sipas policisën në vendngjarje kanë ndërhyrë dhe i kanë marrë armën 39-vjeçarit mbështetësit e kandidatit të PD-së banues në Tiranë dhe më pas shtetasi Liman Lita është larguar me mjetin e tij. Në cilësinë e provës materiale u gjet në asfalt e sekuestrua një predhë plumbi, arma pistoletë tip “TT”, dhe një krehër me 5 fishekë.
17 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Policia nis procedimin penal dhe shpall në kërkim 39-vjeçarin që prishi mitingun e PD në Paskuqan u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.