Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Policia ndalon gazetarët të kryejnë detyrën

$
0
0

Katër policë largojnë me forcë nga vendi i ngjarjes operatorin e emisionit “Fiks Fare”

Fiks Fare largimi me force nga policia (1) Fiks Fare largimi me force nga policia (3) Fiks Fare largimi me force nga policia (5) Fiks Fare largimi me force nga policia (6) Fiks Fare largimi me force nga policia (8) Fiks Fare largimi me force nga policia (9)

Policët përdorin forcën për të mos lejuar gazetarët të kryejnë detyrën. Një grup xhirimi i emisionit “Fiks Fare” në “Top Channel” është ndaluar dje të bëjë punën gjatë një operacioni policor në Komunën Kashar të Tiranës.

Siç tregojnë vetë gazetarët dhe dëshmohet edhe nga filmimet e bëra me vështirësi, punonjësit e Policisë së Shtetit përdorin forcën fizike për të mos lejuar gazetarët të filmojnë në vendin ku po ndodhte një përplasje mes disa qytetarëve dhe forcave të rendit.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës (16 qershor 2015) kur grupi i xhirimit të emisionit “Fiks Fare” u ndalua nga forcat e Policisë së Shtetit gjatë realizimit të një kronike në Komunën e Kasharit. Në vendngjarje po realizohej një grevë urie nga 20 familje, të cilat kishin lëshuar shtëpitë edhe tokat e tyre në vitin 2009 për ndërtimin e një pallati. Këta qytetarë ankoheshin se u kishin dalë probleme me ndërtuesin e pallatit që ka marrë në përdorim pronat e tyre. Sipas këtyre qytetarëve, ndërtuesi kishte shkelur disa pika të kontratës, ndër të cilat edhe pagesa e qirasë mujore për familjet që kishin lëshuar tokën, deri në kohën e akomodimit të tyre në apartamentet e reja. Pronarët e tokës ankoheshin gjithashtu se nga ndërtuesi është shkelur afati i përfundimit të punimeve, pasi ende pas gjashtë vjetësh ato nuk kanë përfunduar.

E vënë në dijeni për këtë problematikë, redaksia e emisionit “Fiks Fare” dërgoi në terren një grup xhirimi, që sapo mbërriti në vendin e ngjarjes vuri re se aty po zhvillohej një konflikt mes punonjësve të policisë dhe grevistëve të urisë. Gazetari dhe operatori panë gjithashtu se disa prej grevistëve po futeshin të prangosur në makinat e policisë. Por, ndërsa gazetarët bënin detyrën e tyre, duke regjistruar ngjarjen, një grup prej katër policësh i janë sulur operatorit Eno Çuçllari sapo e kanë parë dhe nuk e kanë lejuar të filmojë më tej. Punonjësit e policisë kanë përdorur forcën për të larguar operatorin nga vendi i ngjarjes dhe i kanë thënë se nuk mund të filmonte. Nga ana tjetër, ndërkohë që grupi i “Top Channel” nuk lejohej të kryente detyrën, një punonjës i policisë vazhdonte të regjistronte operacionin me smartfonin e tij.

Redaksia e emisionit “Fiks Fare” është angazhuar ta ndjekë në vazhdimësi këtë problematikë.

Ky shkrim Policia ndalon gazetarët të kryejnë detyrën u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748