Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Rama: Ndëshkim të plotë ligjor, koha e të paprekshmëve iku bashkë me Saliun

$
0
0

Mazhoranca
Edhe Kryetari i Kuvendit, Meta, dënon ngjarjen. PS, Xhaçka: Prenga nuk ka moral për te ne, përjashtohet

BLEDAR HOTI

edi rama prenga dhe deputeteMazhoranca në bllok ka dënuar ngjarjen e rëndë, ndërsa Partia Socialiste paralajmëroi largimin e socialistit Armando Prenga nga radhët e saj. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postim në faqen personale në rrjetin social, shprehet se ngjarja e Laçit kërkon një ndëshkim të plotë ligjor. “Askush nuk është mbi ligjin aq më pak deputeti! Ngjarja e Laçit kërkon ndëshkim të plotë ligjor. Koha e të paprekshmëve ka ikur bashkë me Saliun!”, shkruan kryesocialisti Rama. Për ngjarjen e rëndë ku shkaktar është deputeti i PS-së, Armando Prenga, ka reaguar dhe kryeparlamentari Ilir Meta, njëherësh aleati kryesor i koalicionit të majtë, duke u kërkuar organeve të akuzës zbatimin e ligjit. “Zyra e Shtypit pranë Kryetarit të Kuvendit informon se pasi është njohur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Laç, gjatë së cilës mbetën të lënduar disa shtetas, si dhe deklaratën e Policisë së Shtetit mbi rrethanat dhe personat e përfshirë në të dhe ndalimin nga organet e zbatimit të ligjit të deputetit, z. Armando Prenga, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, kërkon nga institucionet përgjegjëse zbardhjen e menjëhershme të saj, si dhe vendosjen përpara ligjit të personave përgjegjës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Përjashtimi i Prengës
Socialistët kanë pritur më parë të dëgjojnë reagimet e opozitës, të Partisë Demokratike mbi ngjarjen dhe më pas të mbajë një qëndrim zyrtar mbi ngjarjen që ka si shkaktar deputetin e tyre. Socialistja Olta Xhaçka paralajmëroi përjashtimin e Prengës nga grupi i PS-së.
“Partia Socialiste dënon me forcën më të madhe sjelljet dhe veprimet që ishin pjesë e ngjarjes së turpshme në Laç, ku i përfshirë rezulton të ketë qenë edhe deputeti Armando Prenga. Me përgjegjësinë e plotë politike dhe publike, Partia Socialiste dhe qeveria jonë e kanë shpallur të mbyllur kapitullin e shëmtuar të historisë së pandëshkueshmërisë, qysh në ditën e parë të mandatit tonë qeverisës”, theksoi Xhaçka. Më tej ajo theksoi se për çdo anëtar të kësaj partie është e qartë se Partia Socialiste nuk është strehë ku mund të gjejë mbrojtje nga agjencitë ligjzbatuese cilido që shkel ligjin. Kjo është jo vetëm e qartë edhe për çdo deputet, por çdo deputet ka detyrë parësore ta mbrojë dhe promovojë me fjalë, sjellje dhe veprime, faktin se kultura e pandëshkueshmërisë që Sali Berisha ngriti në sistem për familjen dhe klanin e tij politik, ka vdekur bashkë me pushtetin e tij vrastar e të korruptuar. “Ja pse Partia Socialiste e dënon me ashpërsinë më të madhe si plotësisht të papajtueshme me kulturën e saj të ligjit dhe me normat e veta të bashkëjetesës, përfshirjen e Armando Prengës në këtë ngjarje. Si shkelës i këtyre normave, Armando Prenga ka humbur çdo të drejtë morale të jetë pjesë e Partisë Socialiste, ndërsa si i dyshuar nga Policia e Shtetit për shkeljen e ligjit ai duhet të japë llogari përpara drejtësisë për çdo akuzë që rëndon mbi të”, theksoi Xhaçka. Duke përshëndetur punën e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, PS-ja kërkon që t’u shkojnë deri fund hetimeve, duke përkujtuar akuzat që janë bërë në adresë të Bashës dhe Berishës, për ngjarjen e 21 janarit ose dhe Rruga e Kombit. “Lulzim Basha dhe Sali Berisha, që prej kohësh duhet të kishin dhënë llogari përpara organeve të drejtësisë shumë më tepër për shkelje të ligjit, sesa ato prej të cilave duan sot të nxjerrin kapital politik. Lulzim Basha ka ende, jo një, por disa akuza me të cilat duhet të përballet. Mbi Lulzim Bashën peshon akuza e mbetur pezull e vrasjes së 4 qytetarëve të pafajshëm më 21 janar, në mes të bulevardit, kur ai shërbente si ministër i Brendshëm i Sali Berishës. Prandaj, siç i bëjmë sot thirrje prokurorisë që të mos ndalet deri në zbardhjen dhe ndëshkimin e plotë të veprave penale të konsumuara në katrahurën e Laçit, të gjejë forcën morale dhe profesionale të hetojë deri në fund edhe Lulzim Bashën apo Sali Berishën, veprat penale të të cilëve janë konsumuar ditën për diell, si edhe një sërë ministrash apo ofiqarësh të qeverisë “Berisha”, dosjet e të cilëve duhet të dalin nga sirtarët e prokurorisë”, theksoi Xhaçka.

Ky shkrim Rama: Ndëshkim të plotë ligjor, koha e të paprekshmëve iku bashkë me Saliun u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>