Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Cani u përgjigjet akuzave të opozitës: Ja pse mungojnë të ardhurat në dogana

$
0
0

Shkelqim CaniMinistri i Financave Shkëlqim Cani tha se kur qeveria e tij erdhi në pushtet, situata ekonomike në vend ishte shumë e rëndë. “Si pasojë,-tha Cani-, u ndërmorën reforma, siç është ulja e taksave dhe shtyrja e afatit për shlyerjen e detyrimeve dhe sot, atë kundër informalitetit. Synimi është rritja e zhvillimit ekonomik dhe ulja e borxhit. Në vitin 2014 janë realizuar 40 miliardë lekë më shumë të ardhura nga vitit 2013. Në 2015, janë realizuar mbi 10 miliardë lekë më shumë të ardhura edhe pse nuk kemi arritur atë që kemi planifikuar.

Akuzave për evazion në dogana apo tatime, dua të sqaroj se nuk është aspak e vërtetë. Humbëm para nga ulja e çmimit të naftës. Kjo është e mirë për qytetarët. 500 milionë lekë mungojnë nga importi i ushqimeve dhe kjo ndodh për shkak se është rritur prodhimi vendas, atë që kemi synuar vazhdimisht . 2.2 miliardë lekë i mungojnë buxhetit për shkak të sistemit të ri, që na ka imponuar  për të rimbursuar më shumë biznesit, duke i dhënë atë që i takon”, tha Cani.

1 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Cani u përgjigjet akuzave të opozitës: Ja pse mungojnë të ardhurat në dogana u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748