Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Kisha ortodokse: Rama i pabesë, policia përmbushi qëllimin e kryebashkiakut

$
0
0

Kritikat

mitropoliti AndreasKisha greke ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Kryeministrit Edi Rama, pas prishjes së kishës Shën Thanasi apo dhe komenteve të tij në profilin zyrtar në Facebook, komente të cilat ngjallën një sërë reagimesh jo vetëm te mediat greke, por dhe te qeveria e shtetit fqinj. Kështu, dje, nëpërmjet një deklarate, mitropoliti Andreas, që ushtron funksionin e tij në krahinën greke në kufi me Shqipërinë, e ka krahasuar Edi Ramën me Enver Hoxhën, duke e barazuar sjelljen e tij ndaj kishës ortodokse me atë të diktatorit komunist. “Përfundimisht doli se Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është një i pabesë dhe i pafytyrë. Kjo, sepse më 26 gusht, pak pas orës katër në të gdhirë, me ‘bekimin’ e tij, policia e ndërtimit ka përmbyllur qëllimin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, për të rrëzuar kishën e shenjtë të Shën Thanasit, në fshatin Dhërmi të Himarës. Por vorio-epirotët, banorët e Dhërmiut e rindërtuan më 1992, domethënë pas rrëzimit total të atij regjimi të urryer. Po mirë Hoxha ishte edhe komunist edhe diktator dhe nuk besonte në asgjë dhe bënte çfarë të donte, por Kryeministri i sotëm shqiptar, Edi Rama, i cili paraqitet si një udhëheqës demokratik, fatkeqësisht po vazhdon taktikën e Hoxhës”, ka thënë ai. Por kleriku i lartë grek nuk ndalet vetëm këtu, pasi e ashpërson edhe më gjuhën, madje arrin deri aty sa të kërcënojë Kryeministrin shqiptar. “Rri urtë! Dhe të pakta fjalët … Mos kujto ti se himarjoti mitik, kapedan Spiromilos ishte vetëm më 1913 – 1914. Ka edhe sot shumë Spiromilo … Prandaj po të rithemi: Rri urtë!”, deklaron Andreas. Nuk është hera e parë që ky klerik i lartë i kishës greke lëshon deklarata politike të adresuara drejt Shqipërisë. Mitropoliti Andreas shquhet për thirrjet e tij ultranacionaliste për Vorio-Epirin. Kujtojmë se po në këtë post, në krye të mitropolisë së Drinopoleos, Pogonit e Konicës në vitet ’80 të shekullit të kaluar, ka qenë Sevastinos, peshkopi i famshëm për deklaratat ultranacionaliste kundër Shqipërisë.

Ky shkrim Kisha ortodokse: Rama i pabesë, policia përmbushi qëllimin e kryebashkiakut u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>