Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Rama: Të hapen negociatat BE-Ballkan. Vuçiç: S’ka tension me shqiptarët

$
0
0

UX1A1004Kryeministri Rama ka kërkuar sot në Samitin e Vjenës, ku janë mbledhur liderët e Ballkanit, që të nisin negociatat mes BE-së dhe vendeve të rajonit. Sipas Ramës miliardat e eurove që BE, thotë se do të japë për financimin e shumë projekteve, nuk janë të nevojshme nëse ndaj Ballkanit nuk ka qasje.  “Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Evropa dhe kjo është mjaft e rëndësishme. Ju përmendët edhe miliardat e paketës së Presidentit Juncker. Nuk pres ndonjë gjë nga miliardat e zotit Juncker nëse nuk bashkëpunohet. Është e rëndësishme që të ecim përpara në pikat që është përmendur gjatë gjithë kohës, dhe një nga këto është reforma në arsim. Në Bullgari 14%, e personave dëshironin të rrinin në vendin e tyre, ndërsa pjesa tjetër donte që të ikte dhe në fakt një pjesë e mirë e tyre janë larguar.

Është e nevojshme që të ecim përpara, të hapim negociatat që tu tregojmë të gjithëve se vendi ynë ndodhet në Evropë dhe jetojmë me rregulla. Duhet të kuptojmë diçka, që të bashkohemi të gjithë bashkë se për ndryshe nuk mund të bëjmë asgjë. Të rinjtë nuk kanë kohë të presin për një apo dy dekada. Ne nuk jemi magjistar. Nuk mund të bëjmë gjithçka tani, nuk mund të realizojmë modelin e Gjermanisë. Është e rëndësishme që të punojmë së bashku. Procesi i Berlinit ka qenë fantastik. Kemi qenë atje një vit më parë dhe brenda një kohe të shkurtër kemi ecur kaq shumë. Po kthehen në rutinë takimet tona me Vuçiç. Po shihet se çfarë po sjellin takimet dhe cilat janë qëllimet tona të mira. Ekonomia jonë po ecni përpara”, tha Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij.

Aleksandër Vuçiç: Nuk ka tension mes serbëve dhe shqiptarëve

Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha qeveria e tij ka ndërprerë shpenzimet në mënyrë që vendi të rimëkëmbej.  Sipas tij rezultatet janë mjaft të mira. Gjithashtu Vuçiç falënderoi bashkëpunimin që ka me kryeministrin Rama.

“Ishim të parët në rajon që nisëm prerjen e shpenzimeve ekonomike sepse donim të kishim një rimëkëmbje të vendit. Besoj se rezultatet kanë qenë mjaft të mira.  Jemi përpjekur të ulim papunësinë dhe rezultatet janë pozitive. Ka qenë edhe mbështetja e FMN-së, që ka ndihmuar në zhvillimin ekonomik. Do përpiqemi të ruajmë stabilitetin. Jam mirënjohës ndaj zotit Rama sepse është treguar mbështetës. Nuk ka tension mes serbëve dhe shqiptarëve. Ajo çfarë kemi synim është stabiliteti në rajon, sepse duam që të ecim përpara”, tha Vuçiç.

26 gusht 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Rama: Të hapen negociatat BE-Ballkan. Vuçiç: S’ka tension me shqiptarët u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>