Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

KQZ, 46 parti duhet të kthejnë 11.6 milionë lekë

$
0
0

Afati deri në shtator. Vlera e një vote të vlefshme 45 lekë të reja

Herion Mesi

Kryetarja e KQZ Lefteri Luzi Lleshi,_1Vlera e një vote të vlefshme që është hedhur në kutitë e votimit në zgjedhjet vendore të 21 qershorit është rreth 45 lekë të reja. Është kjo shifra e përllogaritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili në mbledhjen e së hënës, me certifikimin e “Vendoreve 2015″ do të bëjë dhe rishpërndarjen e fondit të partive të akorduar nga Buxheti i Shtetit në fillim të këtij viti. Konkretisht, fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 21 qershorit, ishte 65 milionë lekë, i cili u pjesëtua nga administrata e KQZ-së me 1.439.377, shifër kjo që korrespondon me numrin e votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje dhe që fituan jo më pak se 0.5 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi. Rezultati i kësaj përllogaritjeje të bërë nga KQZ-ja është se 45.16 lekë është vlera e një vote të vlefshme. “Vlera 45.16 lekë u shumëzua rast pas rasti me numrin e votave të vlefshme të fituara nga secila parti që përfiton, pra që ka fituar jo më pak se 0.5 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi në zgjedhjet e datës 21 qershor 2015, shifra që del është ajo që përfiton secila parti politike”, thekson KQZ-ja në projektvendimin e saj që pritet të miratohet në mbledhjen e 10 gushtit, që do të shënojë dhe përmbylljen e procesit zgjedhor. Sipas administratës sqarohet gjithashtu se nga kjo shumë do të zbritet fondi i dhënë paradhënie sipas përcaktimeve të nenit 87/3 të Kodit Zgjedhor. Dhe nëse shuma e marrë paradhënie është më e madhe se llogaritja përfundimtare, partia duhet të kthejë fondet në buxhetin e shtetit, në rast të kundërt përfiton fonde shtesë nga buxheti i shtetit.

Përfitueset

Nisur nga ky rishikim, do të jenë 11.688.148 lekë të reja që do tu merren 46 partive që kanë marrë lekë më shumë se ç’kanë fituar vota, dhe që do t’u rishpërndahen 15 partive të tjera. Konkretisht, sa u përket partive politike që përfitojnë fonde sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të datës 21 qershor 2015 ato janë: LSI që përfiton 6.810.293 lekë të reja; FRD-ja që do përfitojë edhe 1.270.697 lekë të reja shtesë; PSM-ja do të marrë 610.074 lekë të reja; PD-ja do të marrë 487.677 lekë të reja; Partia Ora e Shqipërisë do të marrë 401.894 lekë të reja; PUK do të marrë 371.773 lekë të reja; PKD-ja do të marrë 342.240 lekë të reja; PBD-ja do të përfitojë 330.047 lekë të reja; ADS-ja do të marrë 323.454 lekë të reja; ADK-ja do të përfitojë 275.812 lekë të reja; AAK-ja do të përfitojë 184,821 lekë të reja shtesë; PGJ-ja do të përfitojë 107.881 lekë të reja; PLD-ja do të përfitojë 65.723 lekë të reja; PS-ja do të përfitojë 65.151 lekë të reja; dhe PDIU-ja do të përfitojë 40.612 lekë të reja.

Partitë debitore

Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor për shpërndarjen e fondit për partitë pjesëmarrëse në zgjedhje, nëse shuma e marrë paradhënie është më e madhe se llogaritja përfundimtare, partia duhet të kthejë fondet në buxhetin e shtetit. Në listën e publikuar dje nga KQZ-ja mësohet se do jenë tashmë 46 parti të cilat kanë tërhequr më shumë para paradhënie sesa rezultati përfundimtar i votimeve, pavarësisht pragut prej 0.5 për qind të votave dhe që tashmë duhet të kthejnë mbrapsht diferencat e tërhequra më shumë. Konkretisht, në projektvendimin e KQZ-së, partitë debitore në buxhetin e shtetit janë: PDS-ja duhet të kthejë 1.321.336 lekë të reja; PDK-ja duhet të kthejë 1.091.229 lekë të reja; PBDNJ-ja duhet të kthejë 1,037,328 lekë të reja; PLL-ja duhet të kthejë 960,145 lekë të reja; AD-ja duhet të kthejë 861,020 lekë të reja; PSD-ja duhet të kthejë 826,966 lekë të reja; PAA duhet të kthejë 685,437 lekë të reja; PR-ja duhet të kthejë 661,159 lekë të reja; PBLD-ja duhet të kthejë 538,424 lekë të reja; PLD-ja duhet të kthejë 458,261 lekë të reja; PBK-ja duhet të kthejë 237,515 lekë të reja; Partia G99     duhet të kthejë 210,531 lekë të reja; PSV ’91 duhet të kthejë 200,057 lekë të reja; PBKD-ja duhet të kthejë 12,764 lekë të reja; LZHK-ja duhet të kthejë 2.643 lekë të reja. Ndërsa: PPKD, PPPKD, AP, PMDL, PPSH, PSHA, PPK, PKSH, PRrL, ABDE, PÇSH, PRDSH, PK 8 Nëntori, PMDE, PLDSH, PPAK, PASH,PLDN, PDRE, MEGA, PDM, PDM e Re, PK, AMIE, PMDPSH, AEE, PBMSH, PEI, Partia Forca Rinia, LDVMP, Partia Fronti i Majtë dhe Partia Socialpunëtore Shqiptare do të kthejnë në buxhetin e shtetit 83,333 lekë të reja secila prej tyre. Sipas projektvendimit të KQZ-së mësohet se afati kohor për kthimin e fondeve nga këto 46 partitë politike do të jetë data 30 shtator 2015. “Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda 5 ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në projektvendimin e KQZ-së.

 

 

PARTITË QË PËRFITOJNË FONDE SHTESË

1    Lëvizja Socialiste për Integrim                       6,810,293

2    Fryma e Re Demokratike                               1,270,697

3    Partia Socialiste e Moderuar                          610,074

4    Partia Demokratike                                   487,677

5    Partia Ora e Shqipërisë                               401,894

6    Partia Unitetit Kombëtar                             371,773

7    Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë                     342,240

8    Partia Bashkimi Demokrat                             330.047

9    Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet                      323,454

10   Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë             275,812

11   Aleanca Arbnore Kombëtare                            184,821

12   Partia e Gjelbër                                           107,881

13   Partia Ligj dhe Drejtësi                              65,723

14   Partia Socialiste e Shqipërisë                        65,151

15   Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet                  40,612

     TOTALI     11.688.148

PARTITË QË DUHET TË KTHEJNË FONDET

1    Partia Demokracia Sociale                            1,321,336

2    Partia Demokristiane e Shqipërisë                    1,091,229

3    Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut             1,037,328

4    Partia Lëvizja e Legalitetit                         960,145

5    Aleanca Demokratike                                  861,020

6    Partia Socialdemokrate e Shqipërisë                  826,966

7    Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë             685,437

8    Partia Republikane                                    661,159

9    Partia Bashkimi Liberal Demokrat                     538,424

10   Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë             458,261

11   Partia Balli Kombëtar                                237,515

12   Partia G99                                           210,531

13   Partia Socialiste e Vërtetë 91                       200,057

14   Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë      83,333

15   Aleanca Popullore                                    83,333

16   Partia Mendimi i Djathtë Liberal                           83,333

17   Partia e Punës e Shqipërisë                                83,333

18   Partia Shqiptare Atdheu                              83,333

19   Partia e Pajtimit Kombëtar                           83,333

20   Partia Komuniste e Shqipërisë                        83,333

21   Partia Rruga e Lirisë                                83,333

22   Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane              83,333

23   Partia e Çështjeve Shqiptare                         83,333

24   Partia e Reformave Demokratike Shqiptare             83,333

25   Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori              83,333

26   Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve          83,333

27   Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve            83,333

28   Partia Personat me Aftësi të Kufizuar                83,333

29   Partia Ardhmëria Shqiptare                           83,333

30   Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim              83,333

31   Partia Demokracia e Re Europiane                           83,333

32   Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen                 83,333

33   Partia e të Drejtave të Mohuara                      83,333

34   Partia e të Drejtave të Mohuara e Re                 83,333

35   Partia Konservatore Shqiptare                        83,333

36   Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian                83,333

37   Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve           83,333

38   Aleanca Europiane Ekologjike                         83,333

39   Partia e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë            83,333

40   Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë 83,333

41   Partia Forca Rinia                                   83,333

42   Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqenie Progres      83,333

43   Partia Fronti i Majtë                                83,333

44   Partia Socialpunëtore Shqiptare                      83,333

45   Partia Balli Kombëtar Demokrat                       12,764

46   Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar                 2.643

     TOTALI     11.688.148

Ky shkrim KQZ, 46 parti duhet të kthejnë 11.6 milionë lekë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>