Pas shortit të hedhur për Ligën e Kampionëve, Skënderbeu do të përballet për fazën “play-off” me Dinamon e Zagrebit. Kundërshtari në fjalë konsiderohet i vështirë për Skënderbeun, por shpresat për një rezultat pozitiv janë të mëdha.
Dinamo Zagreb eliminoi skuadrën e Moldes me dy barazime, 1-1 në Kroaci dhe 3-3 në Norvegji. Ndeshjen e parë të besuarit e Mirel Joses do ta luajnë në shtëpi në 18/19 gusht, dhe një javë më pas do të udhëtojnë drejt Kroacisë ku do të luajnë dhe ndeshjen e kthimit.
Aktualisht tek Dinamo e Zagrebit luan edhe një shqiptar, si mesfushori 18 vjeçar Endri Çekiçi. Dinamo Zagreb cilësohet si shkolla më e madhe e futbollit në Ballkan, të paktën për sa i përket viteve të fundit, duke parë lojtarë si Luka Modriç, Mateo Kovaçiç, Mario Manxukiç e shumë të tjerë që sot militojnë në skuadrat më të mëdha të kontinentit.
7 gusht 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Liga e Kampionëve, Skënderbeu përballet në “play-off” me Dinamon e Zagrebit u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.