Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Mori 18 mijë euro ryshfet në emër të prokurorit, dorëzohet oficeri gjyqësor

$
0
0

prokuroria e tiranesGjykata e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arresti për oficerin e policisë gjyqësore Fatos Lushi, i cili u filmua teksa merrte 18 mijë euro ryshfet në emër të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho.

Në videon e transmetuar në një emision investigativ, Lushi shihet teksa i merr 18 mijë euro një qytetari, për prokurorin Braho, i cili siç thuhet duhet t’i zhbllokojë këtij të fundit një llogari bankare prej 120 mijë eurosh të ardhura nga jashtë vendit.

Ndërkohë, mësohet se pas kësaj ngjarjeje është pezulluar nga detyra prokurori Ardian Braho.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Fatos Lushi është vetëdorëzuar në polici pas publikimit të video-skandalit ku ai është filmuar nga kamerat e fshehta duke marrë ryshfet 18 mijë euro në emër të prokurori Ardian Braho. Ai ndodhet aktualisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku do të merret në pyetje për rastin. Oficeri u filmua nga kamerat e fshehta duke marrë një ryshfet prej 18 mijë eurosh në emër të prokurorit

28 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>