Prokurorët ndërkombëtarë të cilët po hetojnë rrëzimin e avionit MH17 mbi pjesën lindore të Ukrainës në vitin 2014, thonë se raketa që goditi aeroplanin u lëshua nga territori i kontrolluar nga rebelët prorusë. Ata thanë se lëshimi i raketës u bë në Ukrainë nga Rusia.
298 pasagjerët në bordin e Boeing 777 vdiqën, të cilët po udhëtonin nga Amsterdami në Kuala Lumpur.
Të afërmit i thanë BBC-së se prokurorët u thanë atyre se do të hetojnë rreth 100 persona rreth këtij incident.
“Na thanë se ata erdhën deri në këto dëshmi përmes çezmave të telefonit, fotografitë, materialet filmike e video,” i tha BBC-së, Robby Oehlee, mbesa e të cilit u vra në aksident.
Rusia ka hedhur poshtë akuzën se raketa është lëshuar nga rebelët prorusë, një pretendim të cilin e ka kundërshtaur që pas aludimeve të para pas aksidentit. Ekipi i hetimit përbëhet nga prokurorë nga hollanda, Australia, Belgjika, Malajzia dhe Ukraina.
Përfundimet e hetimit të fundit kanë për qëllim të përgatisnin terrenin për një gjykim penal. Shumë deshmitarë kanë sjellë prova si foto dhe video të raketave të lëshuara nga zonat e kontrolluara nga rebelët pro rusë, teksa Rusia thotë se ka të dhënat e radarëve që tregojnë se raketat nuk u shkarkuan nga territori i rebelëve.
28 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)