Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

SHBA, policia vret një tjetër afro-amerikan ‘gabimisht’

$
0
0
san-diego1
Momenti kur agjentët e policisë dhe viktima përballen me njëri-tjetrin

Policia e El Cajon në San Diego, ka vrarë një afro-amerikan që nuk ka bashkëpunuar pas arrestimit, duke drejtuar kundër agjentëve një objekt të dyshuar si pistoletë. Burimet zyrtare nuk japin identitetin e viktimës, por edicioni ‘online’ i “San Diego Union Tribune” e ka identifikuar si Alfred Orlango, 30 vjeç, i cili njihet si person me probleme psikike. Pas ngjarjes së Charlotte, situata në rrugët amerikane bëhet gjithnjë e më shumë e tendosur.

Sipas komunikatës zyrtare të policisë, dje pasdite në “Broadway Village Shopping Center” është kërkuar një ndërhyrje për shkak të një njeriu “që nuk po sillej në gjendje normale”, duke kaluar mes makinave që ecnin në rrugë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë agjentët, të cilët e kanë kapur për momentin dhe e kanë urdhëruar të ngrejë duart lart, por ky i fundit nuk ka pranuar, kështu që agjentët kanë nxjerrë armët, njëri me një pistoletë ‘Taser” dhe tjetri me një tjetër model.

Situata degjeneroi kur i dyshuari ka nxjerr me shpejtësi duart nga xhepat e pantallonave dhe ka drejtuar një objekt të dyshimtë drejt policëve. Në këtë pikë të dy agjentët qëlluan ndaj burrit. Ka qenë i kotë dërgimi i tij në spital: një plumb i dalë nga pistoleta e njërit prej policëve ka qenë vdekjeprurës. E motra e viktimës i ka thënë policisë që i vëllai vuante nga shqetësime psikike, të cilat arritën kulmin ditën e djeshme, duke e bërë të shkaktojë kaos në rrugë.

Një person ka filmuar gjithçka me celular dhe videoja i është dorëzuar në mënyrë vullnetare policisë, por deri tani nuk është publikuar. Menjëherë kanë nisur protestat jashtë stacionit të policisë në El Capo: më shumë se 200 persona të komunitetit afro-amerikan dhe jo vetëm kanë filluar të manifestojnë duke ulëritur “Black lives matter”.

Policia, përmes zëdhënësit Jeff Davis, është përpjekur të qetësojë situatën, duke siguruar në “Twitter” që do të kryhen hetime të thella.

28 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>