Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Deputeti Ndocaj rrihet nga 2 persona në Prizren. ‘Kaubojsi’: Gënjeshtër

$
0
0

Eduard NdocajDeputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Eduart Ndocaj raportohet se është rrahur nga disa persona gjatë një vizite në Kosovë.

Edhe pse vetë Ndocaj në një prononcim për “Gazeta Express”, mohoi diçka të tillë, rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha. Ai ka thënë se sulmi është kryer nga dy persona, njëri shtetas i Kosovës ndërsa tjetri shtetas i Shqipërisë. Që të dy janë arrestuar dhe janë nën masën e ndalimit policor.

Ndërkohë që Kryeprokurori Hoxha, ka thënë se kanë kërkuar që të dy personave tu caktohet masa e paraburgimit. Sipas Hoxhës, personi që ka sulmuar deputetin shqiptar e që është nga Kosova, është i njohur për autoritetet në Prizren.

27 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>