Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Importi i mbetjeve, Vasili: Shoqëria civile të vëzhgojë, nëse ka shkelje e anulojmë

$
0
0

Deputeti i LSI, Petrit Vasili, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte ku eshte diskutuar per dy nismat ligjore te propozuara nga Partia Demokratike per amendamentet per ndryshimin e ligjit te dekriminalizimit dhe te ligjit per funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare. /r/n/r/nLawmaker, Petrit Vasili, speaks during a parliamentary session.Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka folur për ligjin e mbetjeve. Vasili tha se për herë të parë ka amendamente që edhe shoqëria civile të jetë monitoruese. Sipas tij, kjo nismë ka mosbesim, por shoqëria civile mund të kontrollojë në çdo moment, pa hasur asnjë pengesë. Ai shtoi se në rast se do të vihen re manipulime, të anulohet menjëherë dhe për këtë do të kenë mbështetjen e plotë të LSI-së.

“Ky mosbesim për këtë ligj është kthyer në një dimension të mënyrës së të jetuarit tonë dhe besoj një mosbesim i tillë mund të kishte vetëm një zgjidhje, transparencë të thellë dhe maksimale.

Thelbi i amendamentit që unë kam paraqitur është një rol i ri, i pavendosur më parë, i cili i njeh shoqërisë civile, mundësinë që me ligj të jetë një sy vëzhgues që të kryejë monitorimin pa asnjë pengesë”, deklaroi Vasili.

22 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>