Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Lotaria Amerikane, dalin rregullat e reja për sezonin 2017-2018

$
0
0

Llotaria_amerikane1Udhëzime të reja për procedurat që duhet të ndiqen për të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Sipas rregullave, nuk duhet të përdoret fotografi të vitit të mëparshëm dhe se duhen hequr syzet, pasi në të kundërt eliminoheni automatikisht.

Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë.

Po ashtu, ambasada ka sqaruar fituesit paraprak edhe për Lotarinë DV-2017. Ambasada sqaron përgatitjet për intervistë.

“Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit. Nëse ju nuk e keni marrë akoma Garancinë Financiare dhe taksat nga sponsori në SHBA, ju mund t’i sillni ato së bashku me vizitën mjekësore në ditën e intervistës. Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës në ditën e caktuar dhe vonesa të gjata”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Regjistrimet për Lotarinë DV-2018: Lajm i mirë! Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar. Lexoni këtu më shumë: https://tirana.usembassy.gov/dv.html. MOS përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht. Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë. Ju mund të aplikoni tekdvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe.

Lotaria DV-2017, Përgatitja për Intervistë. Jeni përzgjedhur? Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane këtu: http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj. Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin.

22 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>