Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

‘Drejtësia’, PD: Jemi pranë konsesusit për ligjin e SPAK

$
0
0

Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku eshte diskutuar rreth rekomandimeve te perfshira ne draft-opinionin e Komisionit te Venecias./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a meeting of the Committee on judicial reform.

Anëtarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi kanë vendosur që të shtyjnë mbledhjen për në orën 13.00 të ditës së sotme.

Në qendë të mbledhjes së sotme ishte shqyrtimi i amendamenteve të Partisë Demokratike në mënyrë që të gjejnë konsensusin për miratimin e ligjit të Prokurorisë Speciale.

Në përfundim të mbledhjes së sotme të komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, nënkryetari dhe përfaqësues i PD në këtë komision, Oerd Bylykbashi bëri me dije se mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për një numër të madh pikash në amendamentet e paraqitura nga ana e tyre. Sipas Bylykbashit, shumica e propozimeve të opozitës kishin gjetur dakordësinë e ekspertëve të OPDAT dhe EURALIUS.

“Ajo që është më e rëndësi, duke konsideruar të gjitha ato vërejtje që ne ngritëm, ku disa prej tyre ishin me rëndësi themelore, pasi ishin në përplasjeve në raport me Kushtetutën, ne arritëm të zgjidhim pjesën dërrmuese, duke gjetur dakordësinë e ekspertëve ndërkombëtarë të EURALIUS dhe OPDAT. Kemi gjetur zgjidhje për këto çështje.

Mbetet ende një çështje e rëndësishme për t’u riparë, por edhe për këtë është rënë dakord në parim me ekspertë ndërkombëtarë”, tha Bylykbashi.

15 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>